MENU
klinika

Horoskopi, e shtunë 10 shkurt 2024

Dashi

Kjo ditë parashikohet që të jetë e qetë. Sa i takon dashurisë, yjet parashikojnë elasticitet në raport me partnerin/en dhe do të jeni të gatshëm të mbyllni njërin sy, vetëm për të rigjallëruar pasionin. Ata që janë vetëm do të jenë të parezistueshëm, por kujdes në zgjedhjet që do bëni. Në sferën profesionale ju pret një periudhë e vrullshme.

Demi

Kjo ditë do të jetë vërtetë e kënaqshme. Në dashuri, yjet parashikojnë realizimin e një dëshire që e keni pasur prej kohësh, e cila do të vijë si një dhuratë. Ndërsa ata që janë vetëm do të kenë dëshirë për të kaluar kohë të shoqërueshëm dhe do të jenë të prirur të kenë takime të reja. Në punë, yjet parashikojnë zhvillime të rëndësishme, por mund të ndiheni edhe të lodhur, për shkak të ngarkesës që do të keni.

Binjaket

Parashikohet një e shtunë madhështore. Në dashuri, partneri/ja do të bëjë gjithçka për t’iu lumturuar. Do të kaloni një ditë të kënaqshme dhe një mbrëmje harmonike. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të shumta, mos i lini që t’iu ikin! Në sferën profesionale, yjet do ju favorizojnë, duke ndihmuar ambiciet tuaja.

Gaforrja

Kjo ditë nuk do të jetë tamam siç e dëshironi. Parashikohen pavendosmëri në raportin në çift. Kjo situatë do të vijojë të jetë e rëndë, duke bërë që të ndiheni të lodhur. Bëni mirë të rrini të qetë, pasi situata do të jetë kalimtare. Ata që janë vetëm, duhet të largojnë nga jeta e tyre personat ziliqarë dhe që i mbushin me negativitet. Në sferën profesionale, nuk do të keni mundësi shumë të mira për të marrë atë që prisni. Do të ketë ndryshime të rëndësishme, të cilat duhet të dini si ti prisni.

Luani

Kjo ditë fundjave do të jetë mjaft e qetë. Në dashuri keni rrezikuar shpesh, por rezultatet nuk janë ato që shpresonit. Fatkeqësisht as gjatë kësaj dite, nuk do mund të shënohen ndryshime pozitive, ndonëse gjatë pasdites mund të ketë përmirësime të lehta. Në raportin në çift mos e xhelozoni partnerin/en tuaj. Kjo fundjavë personave që janë vetëm, mund t’iu sjellë një person për të cilin do ju rrahë zemra. Duhet ti bëni sytë katër ndaj sugjerimeve që mund t’iu japë një mik ziliqar. Në punë, do të përballeni me një mundësi shumë të mirë, e cila mund të çojë në rritjen tuaj profesionale.

Virgjeresha

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me lumturi. Përgatituni që në raportin në çift të përballeni me surpriza, disa prej tyre shumë të kënaqshme. Për ata që janë vetëm, dita do të jetë shumë e frytshme, ku me gjasë do të gjeni shpirtin tuaj binjak. Në sferën profesionale, aktiviteti juaj do ju mbush me kënaqësi. Përgatituni për të shijuar frytet e punës tuaj.

Peshorja

Yjet ju ftojnë që gjatë kësaj dite të ruani qetësinë. Nuk do të keni më justifikime për të shtyrë detyra të ndryshme që i keni lënë në pritje. Ndërkohë, mundohuni që ti jepni partnerit/es më shumë besim dhe nuk do të pendoheni. Në rastin e situatave të komplikuara mos refuzoni mundësinë e një ndryshimi në sferën e ndjenjave, prisni dhe vlerësoni me qetësi.

Akrepi

Kjo e shtunë do të nisë më së miri, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, Në raportin në çift do të mundoheni të bëni vetëm atë që ndjeni se duhet të bëni, për të përjetuar momente të mira. Dikush prej jush mund të jetë në kontakt me persona jo shumë të këndshëm. Megjithatë prisni para se të gjykoni. Masat e marra dhe kujdesi i treguar nuk janë asnjëherë të tepërta, përkundrazi do të rrisin vetëbesimin tuaj.

Shigjetari

Pritet një e shtunë shumë interesante, e cila do të sjellë lajme të mira në dashuri. Kjo ditë fundjave do të jetë shumë e rëndësishme për ju, pasi yjet garantojnë ekuilibër në shenjë. Garantohet një periudhë e shkëlqyer gjallërie dhe grinte.

Bricjapi

Kjo e shtunë do të jetë vërtetë me fat dhe parashikohet një ditë e bukur. Hëna do të jetë e pranishme në shenjën tuaj dhe do ju bëjë që të dëshironi të pamundurën. Bëni mirë që të dëgjoni këshillat e miqve pasi do të jenë vërtetë me vlerë dhe koha do ju japë të drejtë.

Ujori

Kjo është një ditë shumë e favorshme në jetën sentimentale. Është një periudhë shumë e favorshme dhe jo vetëm në dashuri. Në fundjavë zgjidhni që të dilni në natyrë, bashkëpunoni për të organizuar një piknik. Megjithatë jini të përgatitur për të papriturat.

Peshqit

Kjo ditë e fundjavës do të jetë disi më e zbehtë se normalja. Do të përfshiheni nga plogështia dhe rutina. Do t’iu duhet të merreni me gjëra praktike, por që në fund të fundit do të rezultojnë të mërzitshme. Mundohuni të ngrini moralin dhe të organizoni një shëtitje, për t’iu ngritur humorin.