MENU
klinika

Horoskopi, e shtunë 19 gusht 2023

Dashi

Do jeni shume realiste sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjithçka do shkoje me se miri me partnerin. Edhe ata qe kane kaluar dite te vështira do kenë përmirësim te situatës. Beqaret do kenë njohje te reja me persona interesante te cilët do i bëjnë t’i harrojnë zhgënjimet e se kaluarës. Ne planin financiar nuk rekomandohen transaksione apo investime te mëdha.

Demi

Sot do i jepni një rëndësi shume te madhe jetës suaj ne çift dhe do bëni çmos te gjeni sa me tepër kohe për ta kaluar me atë qe keni ne krah. Perspektivat sentimentale te beqareve do jene përgjithësisht te mira. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet për takim. Ne planin financiar mos u mundoni te plotësoni te gjitha kapricot qe keni sepse do përballeni me vështirësi me vone.

Binjaket

Do keni disa debate te vogla me partnerin tuaj sot, por ato do i japin edhe me shume bukuri lidhjes qe keni krijuar. Ne mbrëmje emocionet do jene te forta fale një surprize te këndshme qe do merrni. Beqaret nuk do jene ende gati te krijojnë një lidhje. Sektori i financave do jete i qete. vazhdoni te tregoheni po aq te matur dhe te kujdesshëm sa me pare dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.

Gaforrja

Edhe pse do mundoheni shume sot nuk do arrini dot ta vendosni dialogun ne jetën tuaj ne çift. Mosmarrëveshjet do jene te shumta edhe pse për gjera te kota. Kujdes! Beqaret do jene te paarsyeshëm dhe mund te bëjnë zgjedhje te gabuara. Nuk mund te hidhni hapa te nxituara vetëm për inat te të tjerëve. Financat do jene te privilegjuara dhe situata do jete e qëndrueshme.

Luani

Ata qe janë ne një lidhje do marrin vendime shume te rëndësishme se bashku. E ardhmja e tyre pritet te jete e ndritur. Beqaret do kenë mundësi te shumta për aventura dhe duhet te përfitojnë sa te mundin nëse ato i tërheqin pa mase. Financat do kenë nevoje për me shume vëmendje dhe përkujdesje. Nëse shpenzoni kuturu do keni probleme te mëdha me vone.

Virgjeresha

Mos u bëni shume kapricoze sot ne jetën tuaj sentimentale sepse edhe durimi i partnerit e ka një limit. Mos u mundoni ta kaloni atë sepse do kenë probleme serioze. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Financat pritet te jene delikate. Do e keni te vështirë ta shtrëngoni rripin e shpenzimeve dhe kjo do jete pika me e dobët e juaja.

Peshorja

Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me çdo gjë qe do thoni apo me hapat qe do hidhni sepse çdo gabim sado i vogël mund t’iu kushtoje rende. Beqaret nuk do kërkojnë askënd sot sepse do ndahen shume mire pranë miqve te tyre te ngushte. Ne planin financiar do ia plotësoni qejfin vetes dhe do kryeni shpenzime marramendëse.

Akrepi

Ka shume gjasa qe jeta juaj ne çift te jete një rutine e vërtetë sot. Flisni me partnerin sa me pare dhe mundohuni ta ndryshoi këtë situate. Beqaret do kenë mundësi te fillojnë një histori te bukur dashurie, por nuk do jene ne humor dhe mund ta humbin këtë mundësi. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume me te matur se me pare ne mënyrë qe t’ia dilni.

Shigjetari

Do jeni shume nervoze gjate kësaj dite dhe do konfliktoheni here pas here me partnerin tuaj. Beni mire te flisni hapur me te dhe t’ia tregoni si është puna mënyrë qe edhe ai t’iu kuptoje. Beqaret do kenë takime te mrekullueshme dhe do jene ne humor te mire. Ne planin financiar do merreni me tepër me përmirësimin e situatës. Po i vute vetes një qellim keni për ta arritur.

Bricjapi

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj kohe ne jetën tuaj ne çift. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do i mbani asnjë te fshehte atij. Kjo do beje qe lidhja juaj te ece ne rruge te mbare. Beqaret nuk do kenë surpriza te mëdha megjithatë nuk duhet te bien ne pesimizëm për këtë fakt. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta përmirësoni situatën.

Ujori

Pas një periudhe me debate te shumta dhe zënka për jetën tuaj ne çift, sot gjithçka do filloje te zgjidhet. Do e falni partnerin për gabimet e bëra dhe do jeni me tolerante. Beqareve do iu pëlqejnë ende vetmia dhe nuk do dëshirojnë te krijojnë asnjë lidhje. Ne planin financiar mos hidhni hapa te nxituara pa qene te sigurte. Me pak maturi mund t’ia dilni edhe me aq te ardhura sa keni.

Peshqit

Do kuptoheni shume mire me partnerin tuaj sot dhe nuk do keni debate me te. Do i flisni atij për çdo gjë qe mendoni dhe se bashku do merrni vendimin e duhur. Beqaret do dëshirojnë te argëtohen sa me shume dhe jo te krijojnë një lidhje serioze e cila mund te kërkojë shume angazhime. Financat duhet pasur me ne qendër te vëmendjes. Menaxhojini më me maturi.