MENU
klinika

Horoskopi, e shtunë 24 shkurt 2024

Dashi

Ka ardhur momenti që të nisini të rishikoni strategjitë tuaja profesionale, në mënyrë që të maksimizoni rezultatet. Jini bashkëpunues, pasi do të keni nevojë për ndihmën e bashkëpunëtorëve tuaj, për t’ia dalë mbanë në nismat që do të merrni. Në dashuri, pritet një kthesë pozitive.

Demi

Nisni të planifikoni paraprakisht të gjithë udhëtimet dhe aktivitetet e reja që keni ndërmend të kryeni gjatë kësaj jave. Gjatë kësaj të shtune do të merrni surpriza të kënaqshme në sajë të sjelljes tuaj pozitive dhe një bashkëpunëtori tuaj.

Binjaket

Gjatë kësaj periudhe jeni shumë në ankth. Acarimi mund të çojë në reagime të tepruara, madje deri banale. Mundohuni që të menaxhoni më mirë emocionet tuaja.

Gaforrja

Do të jeni të kënaqur me gjithë rezultatet e marra gjatë kësaj periudhe. Kjo kënaqësi është e justifikuar pasi jeni lodhur shumë për të çuar në fund një bashkëpunim shumë angazhues. Edhe në dashuri dhe familje, ky është momenti më i mirë për të rigjetur ekuilibrin.

Luani

Do të jetë një e shtunë shumë interesante, për të rindezur dashurinë dhe forcuar një lidhje që nuk ka shumë që ka nisur. Jini më romantik dhe sentimental, pasi partneri/ja juaj do e vlerësojë. Në punë, pritet të ketë rezultate shumë të mira!

Virgjeresha

Parashikohet një fundjavë shumë emotive ku do të jeni thuajse të përhumbur në ndjenja. Kjo mungesë stabiliteti mund të rezultojë e rrezikshme, sa i takon raporteve tuaja ndërpersonale.

Peshorja

Do të keni mundësi që të eksploroni vende të reja dhe të nisni të organizoni aktivitete që kanë nevojë për thellim në javët në vijim. Do të jeni shumë krijues dhe të frytshëm, kështu që mos u druani të merrni rol drejtues në vendin tuaj të punës.

Akrepi

Në këtë moment duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm për të shmangur rreziqe të kota për karrierën tuaj. Në dashuri do të jeni disi konfuz, por nuk duhet absolutisht të lejoni që pasiguritë tuaja të shkatërrojnë një njohje të re.

Shigjetari

Nuk ndiheni plotësisht të zotët për shkak të disa kolegëve tuaj, por kjo gjë nuk duhet t’iu dekurajojë. Tregohuni të vendosur dhe guximtarë dhe do të arrini të nxirrni në pah, idetë tuaja të vyera. Nëse keni gjetur një person që ju tërheq, mos hiqni dorë prej tij/saj.

Bricjapi

Shikoni me vëmendje të gjitha projektet tuaja, pasi në këtë moment, parashikohen jo pak të papritura në rrugën tuaj. Mos u tregoni shumë debatues dhe të ngjallni polemika në familje ose në dashuri.

Ujori

Parashikimet e fundit të yjeve, ju shikojnë të angazhuar maksimalisht në projekte të ndryshme, të cilët i keni zvarritur prej kohësh. Në dashuri mos u ndikoni nga ankthet dhe pasiguritë.

Peshqit

Kjo ditë fundjave ju fton që të kujdeseni më shumë për shëndetin tuaj, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni qenë shumë të stresuar. Disa çështje familjare, duhen përballuar me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe.