Në këtë moment duhet të mundoheni që të rigjeni ekuilibrin në të gjitha raportet tuaja ndërpersonale, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni pasur tensione të cilat nuk ju kanë lënë të qetë. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet dhe të shmangni një sjellje tepër kritike ndaj partnerit/es.
Në këtë moment duhet të mundoheni që të rigjeni ekuilibrin në të gjitha raportet tuaja ndërpersonale, sidomos nëse gjatë ditëve të fundit keni pasur tensione të cilat nuk ju kanë lënë të qetë. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet dhe të shmangni një sjellje tepër kritike ndaj partnerit/es.
Po e përballoni këtë periudhë me grinte dhe kurajo. Bëhet fjalë për një fazë e cila do ju lejojë që të vlerësoni më mirë të gjitha ndryshimet me të cilat jeni përballur. Ajo që këshillohet për të lindurit e kësaj shenje, është që të bëni kujdes me shpenzimet.
Në këtë moment duhet të mundoheni që të jeni më të drejtpërdrejtë në raport me bashkëpunëtorët tuaj. Nuk do të mungojnë mundësitë për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull prej kohësh.
Kjo e shtunë do ju gjejë tejet të acaruar dhe kritik në raport me bashkëpunëtorët tuaj. Gjithçka për shkak të disa të papriturave të vogla, të cilat nuk ju lejojnë që të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme.
Dita e parë e muajit shtator do ju lejojë që të shkëputeni nga problemet që keni pasur së fundmi, duke u përqendruar në argëtim. Duke u relaksuar, do të arrini të shikoni nga një këndvështrim tjetër çdo problem që do ju dalë përpara.
Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara në vendin e punës, pasi nuk do të jeni të përqendruar dhe rrezikoni që të bëni ndonjë gabim të rëndë. Nga pikëpamja sentimentale, parashikohet një mbrëmje e cila do ju gjejë romantik dhe të qetë.
Parashikohet një periudhë interesante për të zgjidhur të gjitha çështjet e mbetura pezull prej kohësh. Në vendin e punës parashikohen përgjigje të rëndësishme, të cilat do të përmirësojnë ekonominë. Do të jeni shumë të guximshëm dhe të gatshëm për bashkëpunim.
Do të arrini të mbyllni me sukses disa negociata tejet të komplikuara. Në këtë moment do të rigjeni sigurinë në aftësitë tuaja dhe kjo gjë do ju lejojë që të kaloni çdo pengesë. Mundohuni vetëm që të jeni më të kujdesshëm në dashuri.
Në këtë moment duhet të përpiqeni të mirëprisni sa më shumë sugjerime lidhur me projekte interesante në vendin e punës. Nëse në dashuri ndiheni të lënë pas dore, ka ardhur momenti që të merrni masa.
Këtë të shtunë mund ta kaloni në qetësi totale. Këto janë ditë të cilët ju shohin mjaft produktiv dhe të përqendruar, ndaj askush nuk do arrijë që t’iu pengojë. Horoskopi i 1 shtatorit, sugjeron që të nisni negociata të reja.
Do të ndiheni mjaft të tërhequr nga një person shumë i ndryshëm prej jush, por kjo gjë nuk duhet t’iu frikësojë. Duhet të jeni më kurajoz dhe të mos druheni nga të qenit të lirë në fushën e ndjenjave. Zgjidhje të mira parashikohen në vendin e punës.