MENU
klinika

Horoskopi javor, 12-18 nëntor 2018

Dashi

Jeta sentimentale, e influencuar pozitivisht nga planetët do te jete edhe me harmonike nëse tregoheni te sinqerte dhe bëni me shume lëshime kundrejt partnerit. Beqaret do dëgjojnë zemrën kësaj here dhe arsyen do e lënë pas. Do përjetoni goxha emocione. Financat nuk do te tronditen por ju nuk duhet te ecni me sy mbyllur dhe te bëni shpenzime pa fund. Tek shëndeti do ndikoje vetëm Dielli i cili do iu japë me tepër gjallëri dhe energji. Nuk do keni probleme. Ne pune do jete një jave mjaft aktive dhe e qëndrueshme. Edhe personat qe punojnë me ju do iu japin ide te vyera për projektin qe keni nisur. Nëse jeni te martuar duhet te merreni pak me fëmijët.

Demi

Beni kujdes nga konfliktet qe mund te lindin midis jush dhe partnerit. Edhe debatet me te vogla, për gjera elementare mund te marrin një kthese te rrezikshme. Beqaret duhet te përgatiten për një fluturim ne qiellin e dashurisë. Do keni një jave plot te reja! Mendohuni dy here para se te bëni shpenzime sepse situata financiare nuk paraqitet fort e mire. Energjia nuk do iu mungoje por kjo nuk do te thotë qe ju mund te punoni pa pushim. Kujdes, sepse mund te lindin edhe probleme me shëndetin. Ne pune do iu mburrin shume por ju nuk do arrini ato qe keni menduar. Gjithsesi nga fundi i javës yjet do iu japin një dore. Familja duhet te marre një vendim te rëndësishëm.

Binjaket

Do e kritikoni partnerin gjate kësaj periudhe për mungese te gadishmerise kundrejt jush. Nga ana tjetër nëse arrini te mposhtni friken dhe shqetësimet për te ardhmen se bashku çdo gjë do shkoje me se miri. Për beqaret do jete një jave relativisht e qete dhe nuk do ketë te reja. Plutoni do iu beje menaxhues me te mire te financave dhe nuk do hasni probleme me to. Gjithsesi maturia duhet te mbizotërojë. Merkuri do merret me shëndetin dhe do e përmirësoje atë. Kujdesuni edhe ju pak me shume nga i ftohti i stinës. Vendosmëria për te arritur atje ku doni ne jetën profesionale do te shtohet edhe me tepër këtë jave. Keni shume ambicie. Ne familje do jete qetësi.

Gaforrja

Çiftet do te kalojnë një jave te paqëndrueshme. Saturni rrezikon t’iu hape një plage te vjetër dhe ajo do iu dhembe. Kujdes! Ka shume mundësi qe një miqësi e nisur para disa kohesh te kthehet ne një lidhje dashurore. Mendohuni mire nëse kjo është ajo qe dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtoje te ardhurat dhe meqë janë festat para mund te shpenzoni edhe pak me shume. Me Marsin qe do ndikoje fuqishëm ne shëndetin tuaj, një gjë është e sigurt: do keni energji me shumice, mjafton te dini ta kanalizoni! Ne pune nuk duhet te filloni një projekt pa mare parasysh te gjitha pasojat qe mund te shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato. Ne familje do keni një ambient te ngrohte.

Luani

Pasionante ashtu si jeni do e bëni partnerin te ndihet si mbi re. Do kaloni disa momente qe vështirë se mund te harrohen lehte. Ata qe janë vetëm do kenë një tërheqje te madhe nga dikush qe do takojnë. Pranoni ta njihni edhe me mire atë. Situata financiare do ndërlikohet aq shume saqë do mendoni se nuk mund te dilni nga ajo situate. Kërkoni ndihmën e një miku qe është specialist ne këtë fushe. Rezistenca fizike do jete e mire, por gjithsesi duhet te bëni kujdes nga gripi. Përfitoni sa me shume nga ambienti i mire profesional qe do iu krijojnë planetët. Edhe për pak do arrini aty ku keni ëndërruar. Beni durim! Familjaret do iu mbështesin për gjithçka.

Virgjeresha

Gjate kësaj jave, marrëdhënia me partnerin tuaj nuk do jete shume e qete. Duhet thënë qe do jeni te paparashikueshëm dhe te pavendosur. Tregohuni me te matur me ato qe do thoni. Dashuria do i hedhe beqaret ne krahët e atij qe me pak kishin menduar. Epo jeta ka edhe te papritura! Plutoni do iu mbroje financat dhe do iu beje te tregoheni me te kujdesshëm me shpenzimet e tepruara. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire. Disa qe kane ndonjë sëmundje kronike do te kenë probleme te vogla por nuk duhet te shqetësohen. Do kalojnë shpejt. Ne pune gjerat do shkojnë mire por duhet te bëni kujdes nga xhelozia e kolegeve. Saturni do e mbroje jetën familjare.

Peshorja

Jeta ne çift do jete pak e lëkundur gjate gjithë javës. Debatet do jene te shpeshta kështu qe tregohuni shume te kujdesshëm. Beqaret do mund te krijojnë edhe një lidhje te forte nëse tregohen te vëmendshmen dhe e gjejnë personin qe do sjellin planetët. Ruajeni pak fshehtësinë sepse do iu duhet. Perspektivat duken te mira ne planin financiar. Do arrini t’i rregulloni problemet qe keni pasur. Jupiteri dhe Saturni do iu ndihmojnë te ruani një ekuilibër shëndetësor. Beni kujdes vetëm me ushqimin. Ne pune do tregoni një kreativitet impresionues. Për me tepër Urani do iu mbushe me ide dhe projekte te reja. Ambienti ne familje do jete i animuar.

Akrepi

Pranë jush partneri do te përjetojë momente te mrekullueshme. Do dini te krijoni ambientin e duhur këtë jave për te shprehur me shume emocionet dhe për te dashuruar lirisht. Beqaret edhe pse do iu pëlqejnë shume dike do e kenë te vështirë t’i shprehin ndjenjat. Duhet thënë se Plutoni do shtoje tek ju dëshirën për te shpenzuar sa me shume. Vëruni fre këtyre dëshirave sa pa qene vone. Shëndeti do te mbroje shëndetin ne çdo moment. Edhe ata qe kane pasur shqetësime do kenë je përmirësim te ndjeshëm. Marrëdhënia me koleget do filloje te përmirësohet. Mos e futni jetën private ne mes por tregohuni profesionale. Familja pa probleme.

Shigjetari

Edhe ju do te përforconi komunikimin me partnerin tuaj. Për disa do te jete edhe si një rilindje. Do provoni edhe gjera te reja qe do iu shijojnë jashtë mase. Nëse ju beqare nuk i keni mare seriozisht heshtjet e zemrës do iu duhet ta bëni këtë jave. Personi qe do takoni do jete mjaft i veçante, mos e lini t’iu ike. Mos i shpërdoroni ato financa qe keni sepse situata edhe mund te përkeqësohet shume. Tregohuni te matur me shpenzimet. Fale mbështetjes qe do iu japë Dielli tek shëndeti do jeni ne forme te shkëlqyer. Vetëm disa mund te kalojnë pak momente nervoziteti. Perspektivat profesionale janë shume te mira. Përfitoni! Familja nuk do jete shume e qete.

Bricjapi

Do te rivendosni dialogun ne jetën ne çift. Edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur do jene me te lehta për t’u sqaruar. Beqaret me ne fund do e mposhtin turpin dhe do joshin. Pritet te keni një takim interesant nga fundi i javës. Përfitoni sa me shume. Heshtjet financiare do jene interesante. Do dini si te luftoni për te marre atë qe dëshironi dhe do ia dilni mbanë. Me Venusin qe do ndikoje tek plani shëndetësor nuk do keni asnjë problem. Do ndaloni edhe te ngrënin e tepruar. Ne pune do bëni shume gabime qe askush nuk i priste. Ne familje do keni konflikte.

Ujori

Gjate gjithë kësaj jave do mbizotërojë një klime e ngrohte dhe pozitive ne lidhjen tuaj. Rutina qe kishte disa dite qe iu kishte pushtuar do te zhduket. Beqaret do duan te bien ne sy me shume se kurrë. Nëse jeni femër do keni me shume sukses për te gjetur personin e duhur. Është Neptuni ai qe do merret drejtpërdrejt me financat tuaja dhe java do jete e kënaqshme. Edhe shëndeti do jete i mire. Ata qe kane filluar një diete do humbin me shume kilogramë sesa kane menduar. Ne planin profesional do merrni një vendim shume te rëndësishëm. Nuk është keq nëse merrni edhe mendimin e ndonjë miku. Familja do jete pak e tensionuar dhe me probleme.

Peshqit

Me Diellin ne aspekt harmonik te gjithë ata qe kane një lidhje do jene mjaft te lumtur. Partneri do kujdeset për ju dhe do ua plotësojë dëshirat. Edhe nëse shfaqet një problem, do e zgjidhni menjëherë. Beqaret do përdorin te gjitha mënyrat qe dine për te bere për vete dike por nuk do ia dalin mbanë. Ne sektorin e financave do merrni një vendim te rëndësishëm, i cili do te shtoje shume te ardhurat. Dëshira e madhe për te ngrëne sa me shume gjate këtyre ditëve do sjelle edhe disa probleme shëndetësore. Beni kujdes! Ne pune duhet te mos e teproni me sforcimin. Mos bëni me tepër sesa mundeni. Edhe pse s’do arrini menjëherë suksesin mos u trishtoni. Familja me probleme.