MENU
klinika

Horoskopi javor, 17-23 shtator 2018

Dashi

Venusi do ua përmirësojë vizionin që keni për jetën gjatë kësaj jave. Ndikimi i Merkurit tek jeta juaj në çift do jete mjaft pozitiv. Do jeni të qetë dhe të duruar, prandaj nuk do lindin as mosmarrëveshje mes jush. Ju beqarët gjithashtu do kaloni momente të këndshme me disa persona të njohur së fundmi dhe do jeni gati edhe të hidhni hapa. Me shpenzimet duhet të jeni sa më të matur pasi situata mund t’iu dalë shpejt jashtë kontrollit. Shëndeti mund të ketë disa probleme të vogla, por nuk duhet të alarmoheni. Bëni vizita tek mjeku dhe ai do iu japë kurat e duhura. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjërat kanë për të ecur siç duhet.

Demi

Shihni vetëm përpara këtë javë dhe mos merrni mundimin ta ktheni kokën mbrapa. Tregohuni më të ndershëm me të gjithë dhe nuk do keni probleme. Jupiteri do e mbroje jetën tuaj në çift dhe do kaloni plot momente të këndshme së bashku me partnerin. Kujdes duhet të bëni vetëm me xhelozinë sepse atëherë kur nuk e prisni mund t’iu shkaktojë probleme. Ju beqarët do keni takime të papritura dhe mund të fillojnë lidhje pasionante. Sipas Dritare.net, në planin financiar do ekzistojë gjithë kohës ekuilibri dhe mund të bëni pa frikë edhe ndonjë shpenzim të vogël. Shëndeti do jetë i shkëlqyer po nuk abuzuat me pijet alkoolike dhe ato energjike. Në punë të gjitha ëndrrat do ju bëhen realitet. Do i ngjitni shpejt shkallët drejt suksesit dhe do ndiheni të plotësuar.

Binjaket

Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdoje të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.

Gaforrja

Do jeni shumë të mençur gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asnjë lloj gabimi. Ju të dashuruarit nuk do doni aspak të qëndroni në qetësi dhe do bëni të pamundurën që të luftoni fort me rutinën. Do i shtoni aktivitetet sportive, daljet dhe gjithçka që do ju bëjë të dyve të ndiheni mirë. Ju beqarët do e shfrytëzoni në maksimum lirinë tuaj dhe nuk do doni të ndryshoni status. Financat nuk do favorizohen nga yjet kështu që bëni kujdes me të gjitha shpenzimet nëse nuk doni të mbeteni pa para. Shëndeti gjithashtu do kërkojë më tepër përkujdes. Mos neglizhoni gjumin dhe ushqimin. Në punë do ju dalin edhe probleme, por do dini si t’i menaxhoni dhe si t’i zgjidhni. Kujdes duhet bërë nga disa kolegë të rinj.

Luani

Këtë javë do jeni shumë më të vendosur dhe të bindur plotësisht për të hedhur hapa para. Mirëqenia do mbizotërojë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Do kaloni vetëm momente të bukura pranë partnerit dhe as që do mendoni t’i hidhni sytë diku tjetër. Ju beqarëve do ju rëndojë pafund vetmia dhe kjo mund t’iu shtyjë të bëni gjëra të gabuara. Kujdes sepse prej tyre do varet gjithë e ardhmja. Buxheti nuk do jetë ashtu si keni dashur dhe mund të bëni edhe sakrifica për të mos u rrënuar plotësisht. Nëse familjaret ju ofrojnë ndihme pranojeni e mos u tregoni krenarë. Shëndeti për fat të mirë do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jeni të motivuar dhe do arrini atje ku keni ëndërruar gjithmonë.

Virgjeresha

Planetët do ju nxitin të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj jave. Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike pas të martës dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do kënaqeni pafund pasi do arrini ta bëni për vete një person që ju bënte rezistence prej kohesh. Në planin financiar gjërat do ecin shumë herë më mirë se ditët e fundit. Do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet të përkujdeseni akoma më shumë. Mbrohuni nga dielli dhe mos qëndroni nëpër vene ku bën korrent. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar dhe keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin.

Peshorja

Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Nëse keni një lidhje do jeni më shprehës dhe kjo do rindezë pasionin. Venusi do jetë planeti që do ju qëndrojë gjithmonë pranë dhe do iu udhëheqë në rrugën e duhur. Ju beqarët do kaloni momente mjaft delikate, por në fund keni për të gjetur personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mire të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do ju duhen për vete. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në punë do keni fushë të lire për të bërë çdo gjë që do mendoni. Gjërat do vendosen më në fund në vijë.

Akrepi

Dëgjojeni zemrën këtë javë dhe lëreni veten të drejtoheni prej saj. Për ju të dashuruarit do jetë një periudhë sensuale dhe e bukur. Gjithçka që keni dashur do ju realizohet më së miri. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk duhet kurrsesi të pranoni të dilni me persona fanatikë dhe xhelozë sepse do vuani në të ardhmen. Me financat do jeni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Nuk do ndodhë asgjë e papritur po bëtë kujdes. Shëndeti do jete goxha i mirë. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni nga asgjë. Në punë do jeni profesionistë dhe do i habisni që të gjithë me ato që do arrini. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për ta parë se ku do arrini.

Shigjetari

Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.

Bricjapi

Merrini gjërat me qetësi këtë javë dhe merrni iniciativa. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Merkuri, do keni kurajën të flisni edhe për tema delikate me atë që keni në krah. Do ndiheni shumë më të qetë pasi të keni sqaruar gjithçka. Lidhja do konsolidohet edhe më tepër. Ju beqarët duhet të prisni edhe pak kohë për të pasur ndryshimet e mëdha që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk pritet të keni as problemin më të vogël pasi së fundmi keni ditur t’i menaxhoni me përpikëri të ardhurat tuaja. Shëndeti duhet pasur më tepër nën kujdes. Shmangni duhanin, kafen dhe alkoolin. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha pengesat dhe do i arrini më në fund objektivat që i kishit vënë vetes.

Ujori

Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e mirë. Shpeshherë do jeni nën tension dhe do keni debate të forta me partnerin. Mos u nxitoni në asnjë mënyrë për të marrë vendime të menjëhershme. Ju beqarët gjithashtu duhet të bëni kujdes pasi personat që do takoni nuk janë bërë posaçërisht për ju. Duroni edhe pak me shume. Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mundojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku. Në punë do keni sukses të garantuar dhe përveç vlerësimeve do merrni edhe shpërblime.

Peshqit

Jave shumë e mirë do jetë kjo për ata të gjithë. Lëreni mënjanë egon dhe mundohuni t’i bëni gjërat sa më mirë. Bashkëpunimi në çift do jetë i fortë në çdo moment dhe dialogu do mbizotërojë. Do preferoni të qëndroni më tepër kohë pranë njeri-tjetrit. Ju beqarët do jeni mjaft joshës dhe do bëni për vete persona të shumte. Midis tyre mund të jetë edhe ai që do iu ofrojë një jetë të qetë dhe me momente të lumtura. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi prandaj gjendja do mbetet e mirë gjithë kohës. Shëndeti duhet pasur më tepër në vëmendje sidomos nëse vuani nga diabeti apo nga tensioni. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe nuk do ndaleni derisa të arrini majat.