MENU
klinika

Horoskopi javor, 24-30 shtator 2018

Dashi

Jeta juaj ne çift do favorizohet mjaft gjatë kësaj jave. Do e shfrytëzoni çdo moment pranë partnerin dhe do dashuroheni me te si ne fillimet tuaja. Do e pranoni çdo propozim dhe do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret do ndikohen nga Venusi dhe do i japin prioritet ndjenjave. Ata mund të bëjnë edhe vetë propozime nëse dikush ua mbush mendjen plotësisht. Sektori financiar do jete aq i mire saqë mund ta bëni pa frike edhe disa shpenzime për t’i plotësuar qejfin vetes. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer dhe nuk do prekeni nga asnjë lloj problemi. Ne pune fati do jete ne anën tuaj gjithë kohës, por do jeni edhe me diplomate. Jeta familjare nuk do jete e trazuar.

Demi

Saturni ka për te sjelle probleme te vazhdueshme gjate kësaj jave. Me partnerin do keni zënka te vazhdueshme dhe për asnjë moment nuk do mund te dashuroheni te qete. Beqaret qe sapo kane marre këtë status me mire te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse do jete shpejt dhe nga mërzitja mund te bëjnë gabime. Për shpenzimet duhet te mendoheni dy here para se te hidhni hapa sepse ne te kundërt do mbeteni shpejt me xhepat bosh. Shëndeti ne disa dite do jete i mire, por ne disa te tjera jo. Mund te keni dhimbje gjunjësh, kockash dhe shpine. Ne pune, sido qe te vijnë gjerat. mos hidhni hapa te nxituara sepse do gaboni rende. Edhe propozimet qe do ju bëhen duhet t’i shqyrtoni mire. Familja pa asnjë problem.

Binjaket

Jave e trazuar dhe delikate do jete kjo për te dashuruarit. Nëse doni te vazhdoni rrugëtim,in me partnerin duhet patjetër te bëni disa ndryshime ne sjellje. Beqaret do kenë pafundësi njohjesh, por para se te hedhin hapa duhet te mendohen dhe te gjejnë personin qe ju përshtatet me shume dhe qe përmbush disa kritere. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, megjithatë sa me pak shpenzime te kryeni aq me mire do jete. Për shëndet edhe me te mire duhet te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Shmangni yndyrnat dhe relaksohuni here pas here. Ne pune do keni rezultatet e pritura dhe do jeni te qete. Ne familje mund te keni disa debate te vogla.

Gaforrja

Ju te dashuruarit do jeni shume sensuale dhe entuziaste këtë jave. Do i propozoni partnerit eksperienca te reja dhe ai do pranoje pa u menduar dy here. E enjtja dhe e premtja do jene me te veçantat. Beqaret vetëm po hoqën turpin do kenë mundësi te realizojnë takime te bukura. Për te përmirësuar financat duhet te rregulloni dokumentet për te marre trashëgiminë qe ju takon. Mos i lini gjerat pas dore asnjë moment. Gjendja shëndetësore mund te ketë shqetësime te vogla, por jo probleme alarmante. Ne pune do ju duhet te jeni me te logjikshëm dhe te ndërmerrni iniciativa te reja. Ne familje do ketë vetëm ndodhi pozitive.

Luani

Gjatë gjithë kësaj jave mund te mbështeteni për çdo gjë tek partneri juaj sepse ai jete i gatshëm t’iu ndihmoje. Mund te flisni edhe për disa pengje te vjetra dhe mund t’i sqaroni njëherë e mire ato. Fundjava do jete akoma me e bukur. Beqaret edhe pse ne ndonjë moment mund te ndodhen ne dileme, do arrijnë me pas te bëjnë zgjedhjen me te mire te mundshme. Me shpenzimet mos e teproni sepse do ju duhen me shume para ne javët ne vijim. Gjendja shëndetësore do jete përgjithësisht e mire dhe nuk do keni ankesa te mëdha. Ne pune do vendosni shume rregull dhe kontaktet e reja qe do krijoni do ju çojnë atje ku dëshironi. Me familjaret do jeni shume diplomate dhe marrëdhënia do jete e ngrohte.

Virgjeresha

Çështjet e zemrës do lulëzojnë gjate kësaj jave. Gjithçka do ju shkoje për mrekulli dhe nuk do keni me asnjë lloj debati apo problemi. Beqaret und te marrin vendime te rëndësishme pasi do bionden se personi qe pëlqejnë prej kohesh ka te gjitha cilësitë që ata kërkojnë. Në planin financiar do keni fat kështu që mund të provoni edhe ndonjë lotari. Gjendja shëndetësore nuk do ketë probleme. Do keni edhe mbrojtje te mire imunitare, edhe energji dhe nuk do keni luhatje tensioni. Ne pune do jeni me te privilegjuar nëse ushtroni aktivitetin ne fushën politike ose sociale. Jeta familjare do jete e qete.

Peshorja

Venusi do ketë ndikim mjaft pozitiv gjate kësaj jave ne jetën tuaj sentimentale. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do thellohet me tepër. Beqaret do pranojnë te njihen me personat qe do i joshin dhe disa mund te afrohen edhe me tepër nga fundjava. Zemra do ju rrahe edhe me fort. Financat do kenë përmirësime te paimagjinueshme. Edhe vete nuk do dini sesi do ju ndodhin gjithë ato gjera pozitive. Shëndeti gjithashtu do jete i kënaqshëm. Do keni energjinë dhe dinamizmin qe ju ka munduar deri me sot. Ne pune do i përkushtoheni me pasion çështjeve te rëndësishme dhe do arrini shpejt atje ku e keni planifikuar. familja nuk do jete ne periudhën me te mire.

Akrepi

Do ketë rivalitet te forte këtë jave ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah, prandaj ne disa momente mund te lindin edhe mosmarrëveshje te vogla. Tregohuni pak me tolerante. Beqaret do bien koke e kombe ne dashuri me dike qe do e njohin ditën e mërkure. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ndryshonin ne këtë mënyrë. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes dhe maturi prandaj çdo gjë do iu ece mire ne këtë sektor. Gjendja shëndetësore nga ana tjetër do lere për te dëshiruar. Mund te ndiheni te dobët dhe pa force si dhe mund te keni dhimbje stomaku. Ne pune do jeni me shume fat dhe mund te merrni edhe propozime për rritje ne detyre. Familja pa asnjë problem.

Shigjetari

Ju qe jeni ne një lidhje duhet te dilni sa me shume dhe te argëtoheni gjate kësaj jave. Vetëm ne këtë mënyrë do e largoni rutinën dhe do ndiheni te gëzuar. Beqaret ka shume mundësi qe te fillojnë një lidhje serioze me një person te cilin e kane pasur pranë, po asnjëherë nuk e kane pare me atë sy. Ne planin financiar mos kërkoni qe situata te përmirësohet menjëherë sepse mund te bëni gabime. Gjendja shëndetësore do jete shume me e mire se me pare. Mund te keni vetëm disa probleme te vogla me tretjen e ushqimit. Jeta profesionale do vazhdoje te mbetet e njëjtë. Te papunët do jene me shume fat dhe do fillojnë pune goxha fitimprurëse. Jeta ne familje do jete goxha e mire.

Bricjapi

Jave pozitive dhe e mbushur me momente te veçanta kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te reja me partnerin tuaj dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Beqaret do realizojnë takime te njëpasnjëshme, por asnjeri nuk do u mbushe mendjen aq shume sa për te hedhur hapa. Gjendja e financave fatmirësisht nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Do ndiheni mire dhe te qete kur te shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime te vogla ditët e para, por pas masave qe do merrni gjithçka do përmirësohet. Ne pune yjet do kenë ndikim te madh. Ato do ju ndihmojnë t’i arrini shpejt objektivat dhe do merrni shpërblime te majme. Klima ne familje do jete e ngrohte.

Ujori

Jave shume e qete do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Qe ditët e para do i zgjidhin keqkuptimet dhe do afrohen me tepër me njeri-tjetrin. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës me mënyra te ndryshme dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Gjendja financiare fatmirësisht do ketë përmirësime te vogla dhe do dilni nga situata delikate. Shëndeti gjithashtu do jete i shkëlqyer. Do jeni dinamike dhe nuk do prekeni aspak nga infeksionet apo alergjitë e sezonit. Fusha profesionale do jete gjithë kohës e mbrojtur nga Jupiteri, planeti i fatit. Te gjitha përpjekjet e bëra do kurorëzohen me sukses dhe do ndiheni shume me mire se me pare. Ne familje do mbizotërojë mirëqenia.

Peshqit

Priten aventura te rrezikshme këtë jave për ju qe jeni ne një lidhje dhe gjithçka qe keni ndërtuar deri tani mund te shkatërrohet brenda disa orëve. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni se tepërmi. Beqaret do kenë një jave te paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndihen te përhumbur. Për buxhetin nuk do përkujdeseni shume, megjithatë fati do jete me ju dhe situata nuk do ketë aspak tronditje. Shlyeni sa me pare te gjitha borxhet e marra prej kohesh. Shëndeti fizik si dhe ai moral do jene goxha me te mira. Do kujdeseni për gjithçka dhe sidomos për ushqimin. Ne pune çdo gjë do ece si zakonisht. Nuk priten gjera te jashtëzakonshme kështu qe bëni thjesht atë qe do ju duket me e mira. Familja e qete.