Asgjë shume e rëndësishme nuk do ndodhe ne jetën sentimentale te çifteve gjate kësaj jave. Qetësia do mbizotërojë dhe nuk do ketë pasion te madh. Beqaret do jene sensuale. Do keni shume dëshirë te filloni histori dashurie edhe pse mund ta dini se janë pa te ardhme. Do dini si t’i përballoni problemet financiare qe do iu dalin para dhe do shmangni shpenzimet e tejskajshme. Kujdes me ëmbëlsirat dhe ushqimet me yndyre sepse do iu sjellin probleme me shëndetin. Jeta profesionale do jete mjaft intensive. Do arrini rezultate te larta te cilat do iu shtojnë optimizmin për një te ardhme te ndritur. Edhe familja do influencohet pozitivisht dhe do jete e qete.
Ju qe jeni ne çift do ëndërroni pasionin dhe do e kritikoni partnerin se i mban shume këmbët ne toke, ne vend qe te dale jashtë realitetit. Ne fakt ai ka shume te drejte. Për sa iu përket çështjeve te zemrës se atyre qe janë beqare, do shkojnë mire, por me te privilegjuarat do jene femrat. Me mbështetjen e Plutonit ne sektorin e financave, do e menaxhoni me më shume seriozitet dhe rigorozitet buxhetin. Do arrini me shume sesa keni menduar. Gjendja fizike ne përgjithësi do jete e kënaqshme, por gjithsesi do jeni te ndjeshëm nga ndryshimi i temperaturave. Merrni masat e duhura dhe kujdes nga stresi. Ne pune do marrin fund situatat e ndërlikuara. Familja do ketë probleme.
Marrëdhënia me partnerin tuaj mund te kaloje një periudhe delikate këtë jave sepse secili do kërkojë lirinë e tij dhe do te refuzoje te beje lëshime. Mos shkoni shume larg sepse do ndesheni me surpriza te këqija. Dashuria e pare do vije shume papritur për beqaret. Do entuziazmoheni jashtë mase. Financat do jene te kënaqshme dhe ju do mund te bëni edhe shpenzimet qe kishit planifikuar. Do ndiheni mire nga kjo. Edhe pse shëndeti do jete i mire, kjo nuk do te thotë te mos kujdeseni me. mos harroni problemet qe mund te vijnë nga nervoziteti. Ne pune do i shkoni deri ne fund realizimit te projekteve duke shfrytëzuar te gjitha aftësitë qe keni. Ne familje çdo gjë do shkoje mire.
Mundohuni gjate kësaj periudhe te rritni bashkëpunimin ne çift do sepse pas pak kohesh do vije një re tensioni. Vetëm ata qe kane një lidhje te forte do mund t’i bëjnë balle. Ju beqare mos krijoni iluzione te kota te cilat me shume do iu lëndojnë sesa do iu sjellin kënaqësi. perspektivat ne planin financiar do jene te favorshme. Do i menaxhoni me kujdes ato dhe do ulni shpenzimet. Shëndeti do jete i mire gjate gjithë javës. Nuk do iu mungoje as energjia dhe dinamizmi. Edhe pse ne pune do iu dalin para disa pengesa ju do arrini atje ku keni menduar. Guximi dhe vendosmëria do jene pikat tuaja me te forta. Jeta familjare do ketë ngjarje jo shume pozitive.
Fale influencës se Venusit do te mbizotërojë një klime bashkëpunimi për çiftet. Partneri do ju rrëfehet pas shume kohesh. Beqaret nuk po e durojnë dot vetminë. Kjo nuk duhet te behet shkas qe iu te lidheni me dike qe nuk bën për ju sepse do vuani me shume. Lërini gjerat te rrjedhin vete dhe një nga këto dite do keni një takim te bukur. Me financat do keni probleme. Për me tepër ju duhet te bëni edhe shpenzime te papritura. Këtë jave do e ndieni barkun pak te fryre. Shmangni ushqimet e thata dhe preferoni te zierat. E njëjta gjë edhe me pijet me gaz. Ne pune do keni ambicie por nuk do arrini atje ku doni. Situata ne familje do jete e qete.
Zakonet e përditshme do iu rëndojnë shume këtë jave dhe marrëdhënia me partnerin ka rrezik te preket. Mundohuni ta ndryshoni pa qene ende vone! Ekzistenca e beqareve do jete edhe me e bukur sepse dashuria do te trokasë ne portën e tyre. Këshillohet te mos ecni shpejt dhe te mos shkoni larg. Fale influencës se madhe te Merkurit do i menaxhoni shume mire financat dhe do mund te kryeni edhe një operacion qe ishte me shume rrezik me pare. Beni pak kujdes me regjimin ushqimor dhe çlodhuni here pas here qe te jeni mire me shëndet. Ne punën tuaj mos u mbështesni tek ndihma qe mund t’iu japin te tjerët, por tek kompetencat tuaja. Ne familje do keni ndryshime pozitive.
Gjate gjithë kësaj jave do ndiheni rehat ne lidhjen tuaj dhe do kaloni edhe momente shume te lumtura. Partneri do iu kushtoje vëmendjen e duhur dhe çdo problem qe do iu dale para do e luftoni se bashku. Beqaret duhet te bëjnë kujdes. Mos sakrifikoni gjithçka vetëm e vetëm për te gjetur shpirtin binjak sepse do pendoheni shume shpejt. Financat do te dobësohen sepse ju do keni tendence te shpenzoni pa kufij. Merrni masa sepse problemet mund te jene serioze. Shëndeti nuk do ketë probleme te mëdha. Nëse doni te humbni ne peshe mos u martirizoni sepse do ndiheni keq me vone. Ne planin profesional do ua njohin aftësitë dhe talentin. Familja mire.
Jupiteri do e mbroje jashtëzakonisht jetën tuaj ne çift gjate kësaj jave. Përgatituni te jetoni një dite te qete, plot ngrohtësi dhe sensualitet. Për beqaret do ketë një aventure dashurore. Nëse vërtet iu intereson shume luani me aftësitë tuaja. Do jeni te parrezistueshem dhe personi qe do takoni do bjere nen këmbët tuaja. Plutoni nga ana tjetër do iu ndihmoje te zgjidhni te gjitha problemet financiare dhe te bëni investimet e nevojshme. Dëgjoni edhe këshillat e ndonjë specialisti. Si gjendja fizike ashtu dhe ajo morale do jete e mire. Merruni vetëm pak me shume me sport. Ne pune do keni vetëm një synim: t’iu shkoni gjerave deri ne fund. Do mund ta arrini këtë por kujdes nga kundërshtarët qe do duan t’iu prishin pune. Familja do ketë nevoje për para kështu qe ndihmojeni.
Gjate kësaj jave çiftet do kalojnë një periudhe reflektimi. Vetëm duke pranuar gabimet e se shkuarës ju mund te nxirrni mësime për te ardhmen dhe do jeni me te lumtur. Për beqaret një miqësi e lindur para pak kohesh mund te marre nje kthese te re. Gjithsesi tregohuni paksa te rezervuar. Te ardhurat do te rriten ndjeshëm fale Jupiterit. Nëse jeni ne pune do keni rritje rroge. Do jeni te shëndetshëm, por kjo nuk do te thotë ta teproni me lodhjen. Kujdes me nervozitetin e tepruar. Është me mire qe t’i parashikoni gjerat ne pune dhe te bëni plane sesa t’ia lini kohës gjithçka. Disa miq do iu ndihmojnë mjaft ne vendimet qe keni për te mare. Ambienti ne familje do jete i qete.
Gjate kësaj jave do ndiheni si te mbërthyer ne jetën ne çift, dhe sidomos nëse jetoni bashke. Pa arritur tek vendimet e menjëhershme flisni me partnerin sepse ai mund t’iu kuptoje. Beqaret do mund te takojnë dike atje ku nuk e prisnin. Shume shpejt do ndizet pasioni dhe emocionet do arrijnë kulmin. Përfitoni! Financat do jene te stabilizuara dhe ju do mund te bëni shpenzimet qe iu duhen. Fale Marsit shëndeti do jete edhe me i mire se kohet e fundit. Ky planet do iu japë me tepër energji dhe dinamizëm. Jeta profesionale do te influencohet nga Venusi. Edhe pse do jeni ne merak për një projekt qe keni nisur do arrini suksesin e shumëpritur. Jeta familjare do jete pa probleme.
Merkuri do te favorizoje dialogun ne jetën ne çift. Kryesisht ai do iu inkurajoje te flisni me sinqeritet dhe qetësisht. Edhe ata qe kane vendosur t’i japin fund lidhjes do e kenë me te lehte ndarjen. Beqaret do e mposhtin turpin dhe do jene me te hapur ndaj takimeve apo ftesave qe do iu bëhen. Çështjet financiare do jene interesante. Do jeni te gatshëm te përballoni gjithçka vetëm e vetëm qe te ekuilibroni buxhetin. Do ia dilni mbanë. Shëndeti do jete paksa delikat. Kujdesuni me tepër dhe tregohuni shume te matur dhe me ushqimet qe do konsumoni. Ne pune do arrini te bëni atë qe iu kërkohet dhe kjo do sjelle mjaft probleme dhe ankth. Kërkoni ndihme. Edhe ne familje do keni probleme.
Duhet te jeni me te kujdesshëm me menaxhimin e parave nëse jeni ne çift. Mos i lini ato te sjellin konflikte me partnerin dhe mos bëni shpenzime te shumta. Beqaret do ëndërrojnë për princin e kaltër pa e kuptuar qe jeta nuk është një ëndërr. Kthehuni me këmbë ne toke sepse do keni plot mundësi për takime. Vërtet ai person nuk do jete i “kaltër” por ju do ndiheni mjaft mire. Duhet te kurseni me tepër para këtë jave dhe te mos shpenzoni pa u menduar mire. Shëndeti nuk do jete shume i mire megjithëse ndiheni mire fizikisht. Beni kujdes me ushqimin dhe çlodhuni here pas here. Ne pune mos filloni projekte sepse nuk do jete jave me fat. Familja do jete ne harmoni.