MENU
klinika

Horoskopi javor, 8-14 tetor 2018

Dashi

Bëni shumë kujdes nga Jupteri i pozicionuar shumë keq këtë javë ne jetën tuaj ne çift sepse ai mund te nxite konfliktet dhe debatet e vazhdueshme. Ne disa momente mund te kaloni edhe kriza shume te forta. Për beqaret, marrëdhëniet e filluara këtë janë mund te jene me interesante dhe te mbushura me sensualitet. Për financat mos u shqetësoni aspak sepse ne përgjithësi do jete ekuilibri ai qe do mbizotërojë. Edhe miqtë do ju ofrojnë mbështetje ne çdo moment. Shëndetit do i jepni me tepër prioritet sidomos nëse vuani nga probleme kronike. Nëse keni probleme me gjumin mundohuni te mos qëndroni gjate zgjuar. Ne pune marrëdhënia me koleget nuk do jete e kënaqshme madje ne disa momente do debatoni e do shpërqendroheni. Familja pa probleme.

Demi

Gjate kësaj jave do keni diskutime me te gjata me personin qe dashuroni dhe do arrini te sqaroni edhe disa keqkuptime te vogla. Do reflektoni përherë dhe nuk do bëni gabime. Beqaret ka mundësi te humbasin disa mundësi te shkëlqyera qe do iu jepen dhe do pendohen tej mase. Financat duhet t’i menaxhoni m me kujdes sepse mund te ngeleni edhe me xhepat bosh shume shpejt. Gjendja shëndetësore nuk do jete shume e kënaqshme. Do keni imunitet te rene dhe do ndiheni pa fuqi shpeshherë. Ne pune, deri ditën e mërkurë gjerat do ecin si duhet, por me pas do ju dalin disa pengesa qe do kërkojnë mund dhe kohe për t’u kaluar. Jeta familjare do jete delikate.

Binjaket

Ka rrezik qe gjate kësaj jave te ndodhin incidente te ndryshme ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni shume te palogjikshëm dhe mund te bëni gjera qe do e lëndojnë tjetrin. Mos përfitoni nga dashamirësia e tij sepse ne një moment ai mund t’iu braktise përfundimisht. Beqaret do kenë disa takime, por për fat te keq do përballen me zhgënjime. Financat do jene me shume te trazuara sesa te stabilizuara. Nëse nuk e organizoni dot vete këtë sektor kërkoni ndihme nga specialistet. Gjendja shëndetësore do jete me e mire. Do keni energjinë qe do ju nevojitet. Jeta profesionale do jete e shkëlqyer sidomos nëse jeni jurist. Mund te keni përfitime shume shpejt nga një pune qe do nisni. Familja e qete.

Gaforrja

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete me i ngrohte gjate gjithë kësaj jave. E mërkura, e enjtja dhe e shtuna janë ditët ideale për te marre edhe disa vendime ose për te bere plane afatgjata. Beqaret do kenë plot njohje, por nuk pritet te nise ndonjë lidhje e jashtëzakonshme qe do ju beje te drithëroheni. Buxheti do jete me i ekuilibruar kështu qe mund te përfitoni te hiqni edhe ndonjë para mënjanë. Gjithmonë duhet menduar edhe për te ardhmen. Për shëndet te mire, duhet te keni kujdes me higjienën, duhet te flini me tepër dhe te ushqeheni ne mënyrë te ekuilibruar. Ne pune do jeni shume te përqendruar dhe do arrini te gjitha objektivat qe do i vini vetes. Jeta familjare nuk do jete e mërzitshme.

Luani

Lëvizja e yjeve do nxitë debate dhe konflikte në gjate kësaj jave. Do jeni shumë nervoze dhe aspak tolerante me atë qe keni ne krah. Debatet nuk do mungojnë asnjë dite çka do ju mërzitë tej mase. Beqaret do dinë gjithmonë si të joshin, por për fat te keq nuk do ju dalin para persona me shume cilësi. Me mire le te presin edhe pak para se te hedhin hapa me rëndësi. Fizikisht do ndiheni mire, por moralisht jo. Do ndiheni te dërmuar dhe pa fuqi për te ecur përpara. Mund te keni edhe ndonjë problem me pagjumësinë. Ne pune rrethanat do jene shume te përshtatshme për te ecur akoma me lart. Beni pak durim dhe keni për ta pare se ku do arrini. Marrëdhënia me familjaret ka për te qene goxha e ngrohte.

Virgjeresha

Këtë jave do keni vetëm dite te lumtura ju te dashuruarit, Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe me shume lidhjen dhe kënaqësitë do jene akoma me te forta. Beqaret duhet te njihen me disa persona e me pas te vendosin cilin do zgjedhin për te filluar një lidhje. Po u nxituan do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar duhet maturi e sa me shume maturi. Reflektoni disa here para se te hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti ne disa momente do jete disi delikat, për shkak te lodhjes ne pune. Jeta profesionale nuk do jete as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa qe ju kishin dale do dini si t’i kaloni. Jeta familjare nuk do jete e qëndrueshme.

Peshorja

Kjo jave do jete e mbushur me te papritura për juve qe jeni ne një lidhje. Do përjetoni emocione pozitive, por nuk do mungojnë as emocionet negative. Mire është qe te respektoni ane maksimum lirinë e tjetrit. Beqaret nuk do i kërkojnë me ngulm ndryshimet, por papritur do ju ndodhe një takim vendimtar. Ne planin financiar duhet te jeni me te kujdesshëm dhe duhet te shmangni me patjetër shpenzimet e ekzagjeruara. Shëndeti duhet pasur nen kujdes. Kujdes me higjienën dhe pastërtinë vetjake. Ne pune do filloni disa projekte te reja, shume te rëndësishme e me fitime, por qe do kërkojnë angazhim te madh. Duhet ta organizoni me kujdes kohen. Jeta familjare nuk ka për te qene e keqe.

Akrepi

Ju qe jeni ne një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjerat gjate kësaj jave sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni qe here pas here te hapni edhe rruge. Beqaret do jene te ndjeshëm dhe ka rrezik te bien pre e çdokujt qe do i joshe. Kujdes me hapat sepse me pas nuk do ke kthim ne kohe. Ne planin financiar do dini si ta mbani situatën nen kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Shëndeti here pas here do lere për te dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Ne pune te gjitha përpjekjet e bëra se fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime. Me familjaret do ruani një marrëdhënie shume te ngrohte.

Shigjetari

Këtë jave duhet patjetër te bëni ndryshime ne jetën tuaj ne çift sepse kështu si është situata mund te mërziteni pamase. Flisni hapur me are qe keni ne krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Beqaret do kenë një jave te mbushur me njohje te reja dhe emocione. Ata do e ndryshojnë edhe perceptimin qe kishin për dashurinë. Ne planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për te pasur vështirësi akoma me te mëdha. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund te jeni nervoze, mund te keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Ne pune do keni fushe te lire për te bere çdo gjë qe do mendoni. Gjerat do vendosen me ne fund ne vije. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

Bricjapi

Klima ujore do ngrohet edhe me shume gjate kësaj jave. Pas te martës do filloje një etape shume me e bukur dhe me emocionuese për te gjithë. Edhe për beqaret do jete një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shume mire dhe te lumtur për zgjedhjet qe do bëni. Financat do përmirësohen ne mënyrë te jashtëzakonshme dhe do ngeleni te habitur edhe vete. Shfrytëzojeni rastin për te hequr edhe disa para mënjanë. Shëndetin mos e lini shume pas dore sepse situata mund te ndërlikohet ne atë grade sa nuk do dini çfarë te bëni me pas. Ne pune do jeni shume profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës. familjaret do ju kritikojnë për disa gjera, por nuk duhet te mërziteni.

Ujori

Me bekimin e yjeve, jeta juaj ne çift do jete edhe me harmonike gjate kësaj jave. Do dilni me shume, do argëtoheni dhe do përjetoni ndjesi te paimagjinueshme. Beqaret do jene ne kërkim te lidhjeve serioze dhe te rafinuara, çka nuk do ju mundësohet dot sot. Atyre do ju duhet te presin edhe pak kohe. Sektori i financave do jete tej mase i privilegjuar dhe situata do ketë përmirësime te konsiderueshme. Gjendja shëndetësore ka për te qene shume me e mire se me pare dhe do e rifitoni energjinë e humbur. Ne pune do ketë probleme, sfida, por edhe arritje te mëdha. Bëhuni gati për ndryshime te mëdha. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje dhe do merreni vesh mire me te gjithë.

Peshqit

Ka rrezik qe gjerat t’iu ndërlikohen tej mase këtë jave juve qe jeni ne një lidhje. Do keni debate te forta me partnerin pasi për asgjë nuk do bini dakord me njeri-tjetrin. Ne shume momente do ndiheni vërtet keq dhe do qani. Beqaret ka gjase t’i rikthehen një historie te vjetër, por kësaj here gjerat kane për te qene tërësisht ndryshe. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, gjithsesi nëse tregoheni te kujdesshëm dhe mendoni edhe për te ardhmen gjerat do normalizohen. Shëndeti do jete me i kënaqshëm se një jave me pare. Nuk do keni me shqetësimet nga barku apo mesi. Edhe ne pune do i keni gjerat shume me te thjeshta dhe do arrini rezultate te larta. Familja e qete.