MENU
klinika

Horoskopi për ditën e diel, 17 tetor 2021

Dashi

E dini mirë se si duhet të veproni dhe nesër nuk do të hezitoni për ta bërë. Vetëbesimi është një ndër vlerat më të çmuara që keni dhe kjo ju bën të suksesshëm thuajse në çdo sfidë që merrni përsipër.

Demi

Nesër nuk do të keni nevojë për ndihmën e atyre që ju rrethojnë, pasi e keni mjaft të qartë se çfarë duhet të bëni. Duket sikur të tjerët e kanë të ngulitur në mendje që mund të ndërhyjnë në punët tuaja sa herë të kenë dëshirë, por në të vërtetë nuk është kështu.

Binjaket

Doni t’i tregoni të tjerëve se jeni të gjendje për të përmbushur gjithçka, por bëni kujdes dhe mos merrni përsipër më shumë seç duhet. Të gjithë kanë limitet e tyre, ndaj sigurohuni që t’i dini ato.

Gaforrja

Periudhës stresuese që keni kaluar këto kohë po i vjen fundi. Sigurisht jeni lodhur, nga ana tjetër përfitimet financiare nuk janë të këqija. Ndaj gëzohuni, çlodhuni dhe dilni argëtohuni.

Luani

Diçka që duket se e keni neglizhuar gjatë javëve të fundit do të bëhet papritur e rëndësishme. Megjithatë mos prisni që të tjerët të jenë të gatshëm për t’u bërë pjesë, sidomos nëse i keni zhgënjyer në të shkuarën.

Virgjeresha

Do të ndiheni të relaksuar nesër, mbi të gjitha për çështje të zemrës. Ndonëse në punë ju kërkohet që të jeni të angazhuar gjatë gjithë kohës, duhet t’i jepni vetes mundësinë për t’u ndjerë të plotësuar edhe emocionalisht.

Peshorja

Nesër do të merrni një lajm të mirë. Bëni kujdes që të mos i merrni gjërat më seriozisht seç duhet, përfshirë veten tuaj. Duhet të tregoheni gjithnjë të matur kur vjen puna për t’u përballur me fenomene që ndodhin rreth e rrotull jush, si pozitive, ashtu edhe negative.

Akrepi

Ndonjëherë nxitoni nëpër situata pa e menduar më parë se mund t’ju kushtojë ky veprim. Megjithatë kohët e fundit duket se pasojat e një sjelljeje të tillë ju kanë bërë disi më të kujdesshëm dhe kjo është padyshim diçka e mirë.

Shigjetari

Përse shqetësoheni për gjëra që mund të mos ndodhin kurrë? Nëse doni, botën mund ta shihni edhe me ngjyra. Mendoni përpara se të veproni, por kur të veproni bëjeni me bindjen se është ajo që duhet.

Bricjapi

Të tjerët mund të mos bien dakord me atë që po bëni, por a duhet t’ju interesojë? Mos kini frikë të provoni diçka të re ditët që do të vijnë, sidomos nëse bëhet fjalë për gjëra interesante.

Ujori

Zakonisht ia dilni shumë mirë me fjalët, megjithatë ndonjëherë zgjidhni një fjalë me qëllim që të shkaktoni një reagim të caktuar. Bëni kujdes, sepse një veprim i tillë mund të rezultojë i rrezikshëm nesër dhe mund të krijojë debate të panevojshme.

Peshqit

Keni shumë gjëra për të përfunduar 48 orët e ardhshme dhe nuk keni kohë që të rrini, siç do të kërkojnë t’ju bindin ata që ju rrethojnë. Ka momente që duhet të mendoni mbi të gjitha për veten dhe interesat personale, ndaj mos ia vini veshin të tjerëve.