Bëni çfarë besoni se është e drejtë dhe injorojini ata që ju thonë se e keni gabim. Kjo vlen si për jetën private, ashtu edhe për atë profesionale.
Duket se jeni me dy mendje për momentin në lidhje me cilin drejtim duhet të merrni. Me shumë gjasa do të merrni vendimin e duhur nëse dëgjoni zërin tuaj të brendshëm.
Fati juaj është në duart e njerëzve të tjerë deri në një farë mase, por kjo jo domosdoshmërish është diçka e keqe. Planetet ju këshillojnë t’i lini të tjerët të marrin vendime për ju këtë javë.
Do të keni shansin të përmirësoni pozicionin tuaj në punë ditët në vijim, por gjithmonë duhet të vendosni gjithmonë principet para përfitimeve.
Lërini mendimet t’ju rrjedhin lirshëm dhe mos u bllokoni në mendime negative që nuk kanë lidhje fare me realitetin. Fantazitë tuaja duhet që gjithmonë të jenë pozitive.
Dëshironi të ndihmoni të tjerët, por nëse përpiqeni shumë këtë javë do të bëni më shumë dëme se të mira. Jeta është një eksperiencë mësimi, mos ua mohoni këtë edhe të tjerëve.
Duhet të respektoni ndjenjat e të tjerëve. Planetet ju këshillojnë që nëse shpenzoni më shumë kohë me një person se me një tjetër, ky i fundit do të mendojë sikur nuk doni t’ia dini më për të. Mos e lejoni të ndodhë.
Ajo që tani ju duket si dështim, më vonë do rezultojë sukses. Planetet rezervojnë për ju disa surpriza në ditët në vijim dhe me shumë gjasa do ju pëlqejnë.
Vetëbesimi juaj mund të jetë i patundshëm, por duhet të jeni të ndërgjegjshëm se jo të gjithë kanë vetëbesimin tuaj. Kjo mund të jetë një kohë e mirë për çështjet e zemrës. Lëshojeni veten.
Do të shikoni përreth për mënyra të reja për të bërë ca para më tepër, por ekziston rreziku të përfshiheni në skema pasurimi të shpejtë. Mos harroni, kurrë nuk do të fitoni diçka pa dhënë asgjë.
Javën që vjen do ju duhet të bëni disa sakrifica, dhe do të bëni gjithçka ju kërkohet. Në afatin e gjatë, edhe ju do të përfitoni nga këto sakrifica.
Mos u shqetësoni se mund të mos e keni eksperiencën e dëshiruar për një punë që ju ofrohet. Nëse ju jepet mundësia për rritje në detyrë, duhet ta rrëmbeni pa e menduar dy herë.