MENU
klinika

Horoskopi për muajin nëntor nga Paolo Fox

Dashi

Filloni një muaj më të mirë nga pikëpamja astrologjike. Më në fund, pas muajve të vështirë, mund të mbështeteni në një rikuperim të favorizuar edhe nga kalimi i ri i Jupiterit në shenjën miqësore të Shigjetarit. Një gjendje e shkëlqyer në fushën profesionale. Ka ardhur koha për të vlerësuar projektet e reja që do t’ju sjellin rezultate interesante dhe stabilitet më të madh. Edhe në dashuri ka shërim. Emocionet janë më tërheqëse dhe magjia juaj ju lejon të gjeni më shumë besim brenda jush.

Demi

Nëse në të kaluarën duhej të ballafaqoheshit me pengesa dhe komplikime, më në fund do të gjeni mundësinë e duhur për t’u shëruar dhe për të gjetur më shumë siguri brenda jush. Problemet zgjidhen së pari. Bashkëpunime interesante gjithashtu mund të lindin nga këndvështrimi profesional. Nëse në dashuri për një kohë të gjatë keni ndejtur urtë edhe përballë situatave të papëlqyshme, tani nuk mund të heshtni. Sidoqoftë, ju e ndjeni nevojën për të bërë të qartë se çfarë ju bën vërtet të lumtur.

Binjaket

Kush është në pritje të konfirmimit dhe përgjigjeve, tani mund të kënaqet. Vijnë ato zgjidhje, ato mundësi që ju lejojnë të përfshiheni dhe të kuptoni atë që keni parashikuar të bëni. Tani ju mund të hidheni në veprim, duke harruar se çfarë ju ka penguar që të arrini atë që keni dashur. Puna në të tashmen do të jetë një prioritet. Në mënyrë të pashmangshme në dashuri mund të hasni disa ankesa nga partneri ose familja.

Gaforrja

Vazhdoni këtë periudhë interesante, të karakterizuar nga një gjendje e mirë astrologjike. Horoskopi i muajit të Gaforres është pozitiv, energji e madhe që në punë ju lejon gjithashtu të bëni vlerësime të reja dhe të merrni vendime më efektive. Merrni pjesë, sepse disa oferta për punë mund t’ju japin pak më shumë kënaqësi. Në dashuri sidomos historitë e lindura kohët e fundit janë të favorizuara. Ata që kanë vuajtur në të kaluarën tani kanë një mundësi për të gjetur një arsye tjetër, që të jenë të lumtur.

Luani

Këtë muaj, disonanca e Jupiterit më në fund zhduket dhe mund të mbështeteni në një gjendje më të mirë astrologjike. Horoskopi i nëntorit 2018 shënon një rikuperim për të gjitha shenjat e zjarrit. Pas muajve të vështirë ju do të keni më në fund mundësinë për të gjetur më shumë qetësi. Ka ardhur koha për të kaluar në fakte, për të realizuar projekte dhe nisma që deri më tani vetëm janë menduar. Nëse keni një partner në anën tuaj të gatshëm për t’ju mbështetur, edhe në dashuri do të ketë një gjendje interesante.

Virgjeresha

Pjesa e dytë e vitit po dëshmohet veçanërisht interesante për ata që kanë lindur në këtë shenjë. Mundësitë për të treguar sa vleni nuk mungojnë, idetë tuaja ju ndihmojnë të vlerësoni kontekste të reja dhe mundësi të reja për rritje. Megjithatë, nëse keni një qëndrim kritik, në disa raste mund t’ju ndihmojë të mos rrëmbeheni prej entuziazmit, por të kuptoni edhe më me kujdes pasojat e mundshme të disa vendimeve. Kujdes gjatë ditëve të mesit të muajit, dhe gjithashtu në dashuri nëse për një farë kohe çoni përpara një marrëdhënie jo shumë bindëse.

Peshorja

Venusi është ende në tranzit në shenjën tuaj të zodiakut. Nga këndvështrimi astrologjik mund të llogarisni yjet me fat gjatë një pjese të mirë të nëntorit. Në dashuri ka një gjendje shumë interesante. Për ata që janë vetëm, ka më shumë se një rast për të rizbuluar lumturinë. Kthehuni për të besuar në ndjenjat, ndani emocione intensive nëse përpiqeni të kapërceni një zhgënjim dhe të përqëndroheni në atë që ju bën të lumtur. Në punë vazhdoni të keni vështirësi. Mos e nënvlerësoni mundësinë që të bëni disa ndryshime.

Akrepi

Të paturit e Diellit në shenjë sipas horoskopit të nëntorit 2018 do të thotë që Akrepi është në një gjendje avantazhi interesant. Në fakt, ajo që ka rëndësi është të rizbulojë më në fund dëshirën për të vepruar dhe për të krijuar kushte më të mira për të ardhmen. Yjet janë në anën tuaj. Janë më të pakta ato mosmarrëveshje dhe pengesa që ju kanë ngadalësuar.

Shigjetari

Ka ardhur muaji kur Jupiter hyn në shenjën tuaj zodiakut. Për ata që kanë lindur në këtë shenjë, do të fillojë një periudhë më e mirë dhe e qetë. Ndryshimi nuk do të jetë i papritur. Do të duhet të punoni shumë, por shanset për sukses nuk do të mungojnë. Nëse keni punuar në një projekt për një farë kohe, tani do të jeni në gjendje të keni kushtet më të mira për të arritur atë që dëshironi. Një shenjë sipërmarrëse si e jotja nuk do të hezitojë të përfshihet në dashuri. Ky muaj do të jetë veçanërisht special për marrëdhënie të gjata.

Bricjapi

Shikoni nga e ardhmja në një mënyrë pozitive. Kush po përpiqet të bëjë bilancin e vitit 2018 mund të konsiderohet mjaft i kënaqur me këtë pjesë të dytë të vitit. Në fakt, edhe nëntori mund t’ju sjellë rezultate më të mira, me kusht që të merrni një qëndrim më fleksibël në vendin e punës. Mos nënvlerësoni mundësitë për të dalë në pah. Disa vendime gjithashtu mund edhe t’ju shpien largojnë fizikisht, por rezultatet do t’ju shpërblejnë për përpjekjet tuaja.

Ujori

Pamja e shkëlqyer e Venusit ju siguron një gjendje më të mirë. Më në fund këtë muaj ka një rikuperim të mirë. Gjithashtu, sepse Jupiteri nuk do të jetë më aspak disonant dhe mund të mbështeteni në një stabilitet më të madh financiar dhe ekonomik. Nëse shpenzimet kanë qenë të tepruara në periudhën e fundit, më në fund tani do të keni mundësi të mbështeteni në disa të ardhura shtesë. Në dashuri ka vështirësi. Do të jetë e nevojshme të përpiqeni të jeni pak më tolerantë ndaj partnerit.

Peshqit

Ky është muaji kur Marsi hyn në shenjën tuaj të zodiakut. Gjatë javëve të ardhshme ju mund të mbështeteni në energji të madhe. Ka më pak mundësi në punë sesa në të kaluarën. Por ju keni mundësinë të ruani dhe të bëni më të qëndrueshme atë që është arritur deri tani. Dashuria është gjithashtu shumë e mirë, edhe pse për momentin studimi dhe puna mbeten një prioritet.