17.07.2017 - 20:00
Ky pallat luksoz u ndërtua në 1965, pasi Çaushesku mori pushtetin në Rumani. Kjo ndërtesë shërbeu edhe si rezidenca e tij në kryeqytetin e Bukureshtit.
Pas 26 vjetësh e mbyllur, qeveria në Rumani hapi për publikun vilën e ish dikatorit Çaushesku.
Në këtë pallat jetoi Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortja e tij Helena të cilët u pushkatuan gjatë revoltës së popullit.
Pallati ka zbukurime me dru të gdhendur, shandane me qelq Murano, mermer dhe mozaikë.
Me 80 dhomat e tij, pallati ka qënë një simbol i pasurisë dhe pushtetit të klasës sunduese të kohës. Brenda ndërtesës ka edhe pishinë, serre të mbyllur, kinema dhe bunker nëntokësor.