MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

Shpëtim Nazarko: S’kemi “Luftë të Ftohtë”, Putini i ngjan carëve të vjetër

26.03.2018 - 15:10

“Rikthimi i Luftës së Ftohtë” është sjellë gjatë mbëmjes së sotme në emisionin “Studio e Hapur”, në “News 24”.

Drejtori i “Konica.al”, e cilësoi Rusinë si një fuqi globale, ndërsa diskutimi u shtri më gjerë edhe për shpalljen “non grata” të rusëve.

A jemi ne kërthiza e krizës? Analisti Shpëtim Nazarko tha se nuk jemi në atë fazë, që Shqipëria të bëhet moll sherri me Rusinë dhe fuqitë e tjera.

Duke folur specifikisht, Nazarko e cilësoi si një luftë klasike. “Putin-i i ngjan carëve të vjetër. Putin-i po ndjek këtë lojë”, tha më tej ai.

Po kështu, ai shtoi se “Është ringjallja e periudhës cariste. Jemi brenda një vorbulle”.