Më 31 gusht të 21 viteve më parë “Mbretëresha e zemrave”, Lady Diana humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik të ndodhur në Paris.
Lady Diana ishte aq popullor sa është kthyer në një ikonë, e cila reziston pavarësisht kalimit të viteve nga vdekja e saj.
Diana është futur në jetën publike në moshën 19-vjeçare, kur është fejuar me princin Charles. Më 1981, ata janë martuar. Popullariteti i saj është rritur nga udhëtimet në gjithë botën.
Sensi i saj për modën e ka bërë ikonë globale, ndërsa qasja joformale e ka bërë edhe më të dashur për publikun. Në vitin 1996, Diana ka konfirmuar se është pajtuar me kërkesën e princit Charles për divorc.
Më 31 gusht të vitit 1997, e ndjekur nga fotografët në Paris, shoferi i saj po lëvizte me shpejtësi vdekjeprurëse në qytet.
Diana la pas dy djemtë e saj, princat William dhe Harry.