MENU
klinika

Reforma e drejtësisë

Ambasada amerikane apel për gjykatësit e ndershëm

28.08.2018 - 21:10

Ambasada amerikane i ka drejtuar një apel sot gjykatësve të ndershëm dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëhen pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në një status në “Facebook”, ambasada thotë se në Shqipëri po krijohet një sistem drejtësie që i shërben vërtetë interesave të qytetarëve.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu ? https://bit.ly/2P7bVKk ”, shkruan ambasada amerikane.