MENU

Stres dhe ankth

Angelina Jolie ka përfunduar 35 kg?!

30.08.2018 - 18:13

Ka qenë një vit i vështirë për aktoren Angelina Jolie, që pas ndarjes me bashkëshortin Brad Pitt dhe procedurave të zgjatura të divorcit. Problemi më i madh mes tyre tani është kujdestaria e fëmijëve dhe beteja këtu ka qenë më e ashpër.

Stresi, ankthi dhe gjithë situata nuk kanë ndikuar për mirë te aktorja, që sipas një personi të afërt me të është drejt kolapsit. Është dobësuar aq shumë saqë mund të ketë arritur në 35 kg.

“Angie nuk po ha thuajse fare dhe ka arritur në rreth 35 kg. Është në një gjendje jo të mirë emocionale dhe psikologjike dhe është drejt kolapsit. Praktikisht po jeton me kuba akulli. Është bërë anoreksike, lëkura po i varet dhe kockat duket sikur do t’i thyhen. Ka nevojë për ndihmë dhe të menjëhershme”, – kështu shkruan revista “Star”, duke u bazuar në deklaratat e personit të afërt me Angelina Jolie.