MENU
klinika

Reagimet

Audio-përgjimi/ PS: S’merremi me budallallëqet e PD-së

29.08.2018 - 14:21

Në një komunikim për shtyp, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja komentoi audio përgjimin e publikuar një ditë më parë në media, ku ish kreu i KQZ-së Denar Biba shfaqej në një komunikim me gjyqtarin e Strasburgut Ledio Binaku, të cilin thuhet se po e shantazhonte në lidhje me çështjet e pronave që Shqipëria kishte të hapura në Strasburg.

Sipas Manjës, ky është vetëm një montazh i servirur nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, pasi Ledio Binaku në atë kohë s’ka pasur asgjë në dorë dhe s’mund të ndikonte në Strasburg.

Dy miq, Denar Biba dhe Ledio Bianku flasin me njëri tjetrin në kafe në vitin 2014, dhe na del një përgjim me fjali të shkëputura dhe të lidhura për shtatë pale qefe ku u bëka fjalë për një shantazh të narko shtetit ndaj gjykatës së Strasburgut. Hajde shantazh hajde!

I shantazhuari Ledio Bianku, miku i Denar Bibës që nuk ka asgjë në dorë për të gjithë sa flitet. Kjo është lehtësisht e verifikueshme, paska heshtur për 4 vjet.

Shantazhuesi, miku i Ledio Biankut, u zbulua nga Lulzim Basha si i dërguari i qeverisë për shantazh ndërkohë që ai ka qenë zbuluar që ditën e parë si anëtar i delegacionit shqiptar në Strasburg. Zbulime të tilla vetëm Lulzim Basha di të bëjë.”, tha Manja.

Ndërkohë ka reaguar edhe këshilltari për media i kryeministrit, Endri Fuga.

Dje njëri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz e hedhin në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjesh për çdo budallallek! KM dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë TË GJITHË VEMENDJEN TEK NJERËZIT e tek puna në shërbim të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN