MENU
klinika

Tragjedia në Xhenova

BE verifikon rrugët: Në gjendje emergjente

16.08.2018 - 21:12

Rrëzimi i urës Morandi në Xhenova ka sjellë reagime të forta dhe jashtë Italisë.

Të paktën në katër shtete raportohet se janë ndërmarrë operacione të verifikimit të situatës së urave.
Mediat bullgare bëjnë të ditur se qeveria e tyre ka nisur menjëherë vënien në zbatim të një operacioni mirëmbajtje. Bëhet fjalë për ndërhyrje në 211 ura.

Ndërsa janë veçuar tre të tilla të ndërtuar 35 deri në 40 vite më parë. Madje sipas raportimeve të bëra në Këshillin e Ministrave të këtij shteti ka rezultuar se ato janë në kushte të këqia.

Teksa urdhri është dhënë për rikonstruksionin e tyre, pavarësisht burimit se nga do të vijnë fondet.

Në Francë mediat kanë paraqitur një raport të dy shoqërive të specializuara të angazhuara prej Ministrisë së Transporteve. Sipas dokumentit janë mbi 12 mijë urave të rrjetit francez të menaxhuara prej shtetit dhe një e treta e tyre ka nevojë për ndërhyrje.

Sipas të njëjtit raport në 840 të këtyre strukturave janë vërejtur dëme të mëdha dhe me rrisqe që do të shfaqen në të ardhmen. Madje nuk kanë munguar as kërkesat për mbylljen e përkohshme të tyre për mjetet e rënda dhe deri te automjetet.

Në Gjermani janë vënë nën testim pikat më të forta të trafikut kombëtar.Gazetat duke iu referuar qeverisë federale, shkruajnë se vetëm një në tetë ura është në gjendje të mirë dhe se një në tre prej tyre duhet ti nënshtrohet ndërhyrjes urgjente.

Në Zvicër, zëdhënësi i zyrës federale për transportet ka konfirmuar se shteti investon 200 deri në 400 milionë franga për mirëmbajtjen autostradale.

Në deklaratë nënvizohet se personeli i mirëmbajtjes bën kontrolle të situatës dhe sinjalizon menjëherë dëmet që konstatohen.

Çdo urë inspektohen në çdo pesë vite dhe në rast të incidenteve apo shenjave menjëherë nis ekzaminimi.