Beatrix Ramosaj është një prej këngëtareve që ka pasur sukses të madh gjatë viteve të fundit me këngët e saj, por ajo është edhe një prej femrave më të bukura të ‘showbiz’-it shqiptar dhe thashethemet për jetën e saj personale janë të shumta.
Në portale “online” ditët e fundit u shkrua se këngëtarja bukuroshe kishte nisur një histori dashurie me reperin shqiptar Escobars.
Por përgënjeshtrimi i këtyre lajmeve nuk ka vonuar dhe është bërë pikërisht nga të dyja palët.
Ishte Beatrix Ramosaj, ajo që përgënjeshtroi në fillim, ku me anë të një postimi në “Instastory”, ajo shkruan: “Po e ndryshoj statusin tim të marrëdhënies nga ‘beqare’ në ‘akoma beqare”.
Më pas, reagoi edhe Escobars në të njëjtën mënyrë: “Nuk kisha qenë kurrë më beqar se tani në jetën time kështu që ndaloni me historitë idiote”.