MENU
klinika

Humb betejën me sëmundjen

Bushati: McCain, mik i shqiptarëve që luftoi për liri

26.08.2018 - 14:17

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka reaguar pas ndarjes nga jeta të senatorit amerikan John McCain.

Nëpërmjet një postimin në Twitter, Bushati u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe e quan McCain hero frymëzues që luftoi për lirinë.

McCain ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare. Ai ishte senator për tre dekada dhe ishte diagnostifikuar me sëmundje të keqe që në korrik të vitit të kaluar.

Postimi i Bushatit në Facebook: 

Sot mbajmë zi për ndarjen nga jeta të heroit frymëzues amerikan që luftoi për lirinë. Një mik i madh i popullit shqiptar, John McCain ishte shembull i pasjes prioritet të interesit publik dhe mbrojtjes së tij pa frikë. Ngushëllime për familjarët dhe të dashurit.

V.SH