MENU
klinika

Rama tregon detajet

Çfarë po ndodh me Rrugën e Arbrit

24.08.2018 - 09:26

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka dashur ta urojë me pamjet e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Sipas Ramës po punohet me ritëm të lartë dhe sipas planit.

“Mirëmëngjesi dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë, sipas planit. Ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama.

Ndërkohë që sot është parashikuar një mbledhje me kabinetin e tij në qytetin e Vlorës.

Edhe më herët është dhënë lajmi se kishin nisur punimet në Rrugën e Arbrit.

“Vazhdon me intensitet të lartë puna në kantierin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit. Ditën e djeshme u shënua dhe hapja e tunelit T5 që është 500 meter i gjatë dhe ndodhet në fshatin Fshat të Klosit. Përtej këtij tuneli do të fillojë ndërtimi i Urës së Vashës e cila do të kryejë lidhjen me anën tjetër të rrugës në drejtim të Bulqizës.”-tha ministri Gjiknuri më 16 gusht.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit, është një premtim i kryeministrit Edi Rama, ku u zotua në në fillim të mandatit të tij të dytë qeverisës, do të nisin punimet për këtë aks rrugor.

Zona e Dibrës ia ka kërkuar disa herë ndërtimin e kësaj rruge, kreut të qeverisë dhe mesa duket, ky investim tashmë po merr jetë.

Para pak muajve, qeveria firmosi kontratën për fillimin e punimeve me firmën private “Gjoka Konstruksion” plot 240 milionë euro, ku u tha se punimet do të nisin brenda 2018-ës.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA