MENU
klinika

Marrëveshje me policinë

DASH dërgon një ekspert pranë Policisë shqiptare

22.08.2018 - 21:17

Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko në kuadër të vizitës së saj në SHBA ka zhvilluar takime në Departamentin e Drejtësisë, ku bisedoi me Prokurorin e Përgjithshëm të Detroitit, Mattheë J.Schneider dhe me zëvendësin e tij, Hank Moon.

Takimet me zyrtarët amerikanë u konsideruan mjaft të frytshme, pasi lidhen me projekte dhe bashkëpunim konkret.

Kuko shprehu vlerësime për nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes vendeve në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar, si dhe çështje me interes dypalësh.

Prokurori Schneider tha se është informuar mbi përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe është i impresionuar me rezultatet. Departamenti i Drejtësisë së SHBA ka dërguar një ekspert pranë Policisë shqiptare për të dhënë ndihmë dhe ekspertizë në fusha specifike.

policia-uniforma
policia-uniforma

Zv.ministrja Kuko bëri një përmbledhje të strukturës, veprimtarisë dhe rezultateve të Task Forcës Speciale, që është ndërtuar për të luftuar krimin e organizuar, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”

Kuko takoi gjithashtu Drejtorin e Policisë së Dearnborn në Detroit, Ronald Haddad, me të cilin u diskutuan projekte konkrete dhe modele të Policimit në Komunitet, apo për oficerët e sigurisë në shkolla. Projekti i Policimit në Komunitet në Dearborn është modeli më i suksesshëm në SHBA për shkak se në 5 vite uli kriminalitetin me 60% në një zonë heterogjene. Në këtë takim u fol gjithashtu për disa modele të angazhimit në komunitetit, në nisma që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve.