MENU
klinika

Mentor Nazarko

“Debati i kufijve, lëvizje taktike e Thaçit”

18.08.2018 - 21:40

Prej vitesh Mentor Nazarko e njeh nga afër realitetin politik dhe shoqëror në Kosovë. Ai i hedh ujë, zjarrit të reagimeve ndaj deklaratave të presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve, duke kërkuar Luginën e Preshevës.

Nuk kam informacione zyrtare dhe as nuk përfaqësoj qëndrim zyrtar me këtë që them. E shoh si test për të nxitur debat, dhe si provokim të palës tjetër, që nëse do të hedhë në tavolinë shkëputjen e veriut, të ketë përballë këtë qëndrim të palës shqiptare”, shprehet Nazarko.

Sipas tij, Serbia është një lojtare e fortë ndërkombëtarisht, për shkak të flirtimit të përhershëm me Rusinë dhe dukjes së saj pro integrimit europian. Në një lojë të tillë, Kosova duhet të maksimizojë mbështetjen e saj.

Mendoj që prioriteti i Kosovës duhet të jetë ruajtja e kufijve ekzistues, që është edhe qëndrimi i Gjermanisë. Kjo do të thotë ruajtje e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, respektimi i dokumenteve ndërkombëtarë si plani Ahtisari”, thotë analisti.

Duke ruajtur këtë pozicion Kosova nuk nxit reagime të ngjashme në rajon, respektohet Kushtetuta, bashkëjetesa multietnike, por edhe sistemi ekonomik i ndërtuar deri tani. Dhe komponentja ekonomike nuk duhet anashkaluar në bisedime.

“Më bëri përshtypje një studim i ekspertëve serbë, që nga një shkëmbim hipotetik i krahinave që pretendohen nga pala shqiptare, që për shkak të ikjeve të popullsisë kanë mbetur pak, dhe komunave që pretendojnë serbët, Serbia kishte avantazhe ekonomike të konsiderueshme”, tha Nazarko.

Presidenti Thaçi e ka përqendruar reagimin e ditëve të fundit tek rëndësia e përcaktimit të vijës së demarkacionit me Serbinë, por që të arrihet deri aty…

“…Serbia duhet të pranojë që mes saj e Kosovës ka një kufi shtetëror, tani e njeh si administrativ”, mendon Nazarko.

Gjithsesi mes gjithë valës së diskutimeve, përpjekja që Nazarko lexon, mbetet larg teorive konspirative.

Ajo çka shihet sot është thjesht një përpjekje taktike e z. Thaçi për ta optimizuar pozicionin e Kosovës në negociata, që janë shumë të vështira për Kosovën”, shprehet Mentor Nazarko./tch

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë