MENU
klinika

Albumi i ri ishte surprizë

Eminem, “Kamikaze” i hip-hopit

31.08.2018 - 18:26

Eminem surprizoi të gjithë duke publikuar pa lajmëruar albumin e ri me këngë të padëgjuara më parë, “Kamikaze”, vetëm nëntë muaj pas “Revival”.

Reperi e njoftoi risinë përmes rrjeteve të tij sociale. Disku për momentin mund të dëgjohet vetëm në rrugë dixhitale. Përmban 13 këngë dhe është prodhuar nga Dr. Dre. Kopertina është një homazh për “Licensed to ill”, albumi ikonë debutues i “Beastie Boys”.

Përpara se të publikonte albumin e ri, reperi publikoi në “Twitter” një pjesë të këngës që do të jetë dhe kolonë zanore e “Venom”, filmi “cinecomic” me protagonist Tom Hardy, që pritet të dalë më 4 tetor.

Për këngët e albumit, Eminem ka bashkëpunuar edhe me Joyner Lucas, Jessie Reyez, Justin Vernon dhe e Kendrick Lamar.