Nga Albert Çaçi/
Mbas dy muajsh, në fillim të nëntorit do të hyjnë në fuqi vala e dytë e sanksioneve të SHBA ndaj Iranit. Ato sipas Trump janë sanksionet më të rënda që janë vendosur ndaj ndonjë shteti mbas Luftës së dytë Botërore dhe padyshim që do të kenë konseguenca globale .
Objektivi primar i SHBA është që eksporti iranin i naftës të shkojë në zero duke i dhënë një goditje fatale ekonomisë së tij..Duket nje objektiv irrealist por forca me të cilën SHBA po ushtron presion është e paparë ndonjë here në marrëdhëniet ndërkombëtare ,
Trump e ka thjeshtëzuar problemin : kush bën tregti me Iranin nuk mund të bëjë me SHBA.
Kuptohet se në cfare pozicioni jane vendosur shume shtete , kur mjafton ti thuash Mercedes Benzit dhe BMË se nqs do të shesësh në Iran duhet të heqësh dorë nga 28 miliard dollarë eksport në SHBA se si do të pozicionohet .
Një valange e kompanive botërore si Total, Airbus, Peugeot, Volswagen, Boing, General Electric etj janë duke u larguar nga Irani megjithëse kishin bërë shumë investime, duke paguar penalitete të rënda vetëm që të mos pësojnë sanksione dhe të humbin tregun amerikan.
Problemi komplikohet pasi Irani me 3,8 milion fuci në dite është eksportuesi i 5 në bote dhe dalja e tij jashte tregut mund ta coje naftën menjëhere mbi 100 dollare në skenarin me optimist ndërsa bllokimi i Hormuzit dhe një konflikt mund ta coje naften minimalisht mbi 250 dollarë për fuci ,
Nuk duhet të jesh shumë inteligjent për të kuptuar se cndodh me ekonomine botërore me një cmim nafte të tille.
Gjithë diplomacia botërore po përjeton një shok të vërtetë pasi përpara një pozicionimi kaq ekstrem rrugët e zgjidhjes po reduktohen me shumë shpejtësi
Eksporti i naftës iraniane drejtohet kryesisht në katër drejtimë Bashkimi Europian, Kinë, Indi dhe Turqi. Duke përjashtur deri diku Turqinë, të tjerët janë shtete që deri tani askush nuk ka folur nga pozicione force. Por sic duket me Trump kohët kanë ndryshuar dhe e ardhmja mund të rezervojë supriza.
Deri tani pro këtij vendimi të Trump janë shprehur Israeli dhe Arabia Saudite, por këta janë shumë të vegjël për një mbështetje globale që mund të kërkojë një kërcënim i këtyre dimensioneve .
Ajo që ndodhet në pozicion shumë të veshtire është Europa dhe në vecanti tre shtetet Gjermania, Britania dhe Franca që kanë firmosur marrëveshjen nukleare me Iranin .Duke u nisur nga fakti që IEA,agjensia botërore e energjisë nuk ka konstatuar shkelje në zbatimin e marrëveshjes këto vende kanë kundërshtuar te marrin pjese në këto sanksione ndaj Iranit , dhe kjo ështe hera e pare që ndahen nga SHBA për sanksione ekonomike.
BE kërkon ta ruajë marrëveshjen duke u mbështetur tek dy firmëtarët e tjere Rusia dhe Kina por e ka të qartë se pa SHBA marrëveshja është e vdekur
BE është në dileme të madhe pasi nqs do të detyrohet nga presioni i SHBA të ndërpresë importin e naftës nga Irani në nëntor atëherë automatikisht që marrëveshja me Iranin zhbëhet dhe ai mund të kthehet në pikën e nisjes duke rifilluar programin bërthamor dhe duke ju afruar pashmangshmërisht konfliktit të armatosur.
Aq të shqetësuar janë sa që Ministri i Jashtëm gjerman Maas propozoi dje që BE duhet të krijojë sistemin e saj të pagesave në alternative me SWIFT në dollarë per të mbrojtur kompanitë europiane në tregëtinë me Iranin por edhe vëndet e tjera nën sanksione amerikane si psh Turqinë ku 6000 kompani gjermane rrezikojnë falimentimin.
Eshtë për herë të parë që BE ndodhet ne një presion të tillë dhe nuk është shumë e qartë deri ku mund të shkojë rezistenca e saj . .
Nga ana tjetër Kina, nje aktor global i dimensione të mëdha nuk mund të pranoi të aplikoje sanksione unilaterale nga rivali i saj strategjik SHBA kur ato nuk kanë miratimin e OKB.Presionit të fuqishëm te SHBA Kina i është përgjigjur se do të vashdoje normalisht importin e naftes iraniane në monedha të tjera duke shmangur dollarin por nuk do ta sfidojë duke rritur më tej importin , Kina ka shumë interes që nje aktor si Irani të përfundoje në orbiten kineze pasi ky është nje komponent kyç në projektin e saj madhor Rruga e Mëndafshit .
Fakti që menjëherë mbas largimit të Totalit francez nga shfrytezimi i vendburimit më të madh të gazit off-shore në botë, atë të Parsit, hyri menjehere gjigandi kinez CNPC (1,6 milion punonjës, 4 triliard dollarë xhiro vjetore) dëshmon qarte se Kina këtë konflikt e shikon si një oportunitet për të dhe nuk do që ta humbase .
Po kështu India, ekonomia e katërt e botës që importon reth 30 milion tone nafte nga Irani deklaroi se nuk do t’i bashkohet sanksioneve dhe tashmë do ta ktheje pagesën në monedhen e saj rupi . Edhe India është shumë e madhe për ti bërë presion, aq më tepër që t’i vendosen sanksione, pasi interesat amerikane në Indi janë të dimensioneve shumë të mëdha për t’i sakrifikuar për Iranin.
Aq më tepër që në skakierën gjeopolitike roli i Indisë në politikën amerikane në Azi per bllokimin e Kinës është determinant dhe cdo komplikim i marrëdhënieve me të sjell pasoja për të ardhmen.
Nga ana tjeter Turqia importon gati 50 % të naftës nga Irani me një cmim të favorshem falë një marrëveshje energjetike 30 vjecare që ekzidton midis dy shteteve. Turqia deklaroi se do të vazhdoje importin edhe ne monedha vëndase ose në euro dhe se nuk do ti bashkohet SHBA, sidomos tashme që marrëdheniet midis dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm.
Sidoqoftë afrimi midis këtyre dy kombeve me reth 80 milion banorë sejcili është një problem shumë serioz me pasoja në ekuilibrat gjeopolitik të Lindjes së Mesme .
Rusia që nuk importon naftë nga Irani ka shumë interes që ky konflikt të rritet në max pasi se pari, cdo rritje e cmimit të naftës është një avntazh i madh për buxhetin rus pasi ajo është prodhusja më e madhe e naftes në botë .
Nga ana tjetër prishja e marrëveshjes do t’i mundësoje Rusisë që të furnizojë me armët e saj moderne Iranin që ka shumë nevoje për të kundërbalancuar fuqine e Israelit dhe A.Saudite .
Irani tashmë e ka të qartë se do të ndodhet në epiqendër të cunamit që po vjen . Vendi do ta ketë shumë të vështirë të përballoje një skenar me zero eksport nafte . Në radhë të parë forcat konservatore të pasdaranëve do të triumfojnë përfundimisht mbi reformatorët dhe politikisht vendi mund të shkojë drejt një diktature .
Rreziku më i madh mund te vijë nga fakti që pasdaranët e ndodhur në rethim të minojnë Ngushticën e Hormuzit ku kalon 20 % e naftës botërore duke e kthyer Gjitin Persik off-limits ,dhe për më tepër të bllokojë kalimin e flotës së 5 amerikane. Në këtë skenar nuk ka alternativë tjeter veç konfliktit të armatosur.
Flota e pestë amerikane me qendër në Bahrein ka 10 vite që stërvitet me detyrën primare të mbajtjes hapur të Ngushticës së Hormuzit dhe nuk i ngelet alternative tjetër vec hapjes me forcë.
Lideri suprem i Iranit Khamenei deklaroi dje, në një stil kafkian, se nuk të ketë as lufte dhe as bisedime,
Kjo mund të përkthehet se mbyllja e Hormuzit jo vetem që provokon konflikt me SHBA por pengon edhe eksportin e vete Irani ndaj Kinës dhe Indisë që po qëndrojnë në krah dhe ai nuk do që ti vendosi në vështirsi .
Nga ana tjetër ai deklaron se nuk do ulemi në bisedime që do të thotë që nuk do të dorëzohemi si Koreja e Veriut pasi nuk do të ketë takim Trump-Rohani të kërkuar nga amerikanët .
Irani është një vend që megjithëse pati 1 milion viktima në luftën me Irakun dhe kishte disa here mundësinë për paqe,e vazhdoi atë 8 vjet deri sa arriti objektivat e tij me një kosto katastrofike ,
Realisht gjithë bota me një propabilitet shumë të lartë ndodhet përpara një konflikti të dimensioneve shumë të mëdha.
Deri tani konfliktet kanë prekur shtete si Afganistani, Iraku, Libia, Siria që nuk kanë patur forcën dhe peshën e duhur në skakierën gjeopolitike, kurse tashmë ndodhemi pranë një konflikti që padyshim mund të prish gjithë ekuilibrat botërore. Irani natyrisht që është tjetër gjë. Një sulm ndaj tij mund të krahasohet vetëm me luftërat e Vietnamit dhe Koresë ndoshta edhe më shumë .
Diplomacia do të mundohet me të gjitha mjetet këta dy muaj të mbetur, megjithëse marshi i manovrës po zvogëlohet me shpejtesi pasi Trump kërkon pozicionime të qartë dhe jo ambiguitete.
Një gjë është e qartë, se në nëntor një botë me një çmim nafte mbi 100 dollar për fuçi dhe me këtë vringëllim armësh dhe gjuhë kazerme që po përdoret do të jetë shumë vulnerabël dhe do të mjaftonte vetëm një gabim në vlerësim të situatave në terren për të përfunduar në mes të një “stuhie perfekte”.