Pas tragjedisë që përfshiu qytetin e Genova-s në Itali, ku 39 persona, mes tyre dy shqiptarë humbën jetën pas shëmbjes së urës ‘Morandi’, të tjera telashe janë hapur për banorët që jetonin afër kësaj zone.
Rreth 600 banorë, mes tyre 30 shqiptarë, kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre që janë në afërsi të urës, rrezikojnë të shemben.
Këto foto, janë bërë nga Alban Daci, ish-student i Gjenovas, i cili tregon momentet e vështira pas tragjedisë së shembjes së urës.
Postimi i plotë:
Këto foto janë bërë sot nga unë në rrugen Walter Fillak në Certosa. Këta janë banorët e pallatave në afërsi të urës, të cilët janë evakuar pas shëmbjes së saj. Bëhet fjalë për rreth 600 banorë, mes tyre janë edhe rreth 30 familje shqiptare, disa pre të cilëve i kanë blerë shtëpitë e të tjerë jetojnë me qira.
Pritet që të gjithë të sistemohet në banesat e ofruara nga institucionet lokale si Bashkie e Genoves. Pallatet ekzituese do të shemben bashkë me pjesën e urës që akoma qendron në këmbë.
Ndërsa qindra pjesëtarë të skuadrave të shpëtimit kërkonin për ndonjë të mbijetuar, pas shembjes së urës në Genova, të gjithë pyesnin sesi ka mundësi që një aksident i tillë të ndodhë në një vend të industrializuar e modern, ekonominë e 8 më të madhe të botës.
E ndërtuar në vitet ’60, ura “Morandi” ishte një nyje kyçe e autostradës A10, që lidh Italinë veriperëndimore me Francën, duke përshkuar lumin Polcevera, në Genovën qendrore.