MENU
klinika

Pritet rritje e bilancit të tragjedisë

Genova/ Dyshohet edhe për 20 viktima

16.08.2018 - 13:36

Nga informacionet e fundit bilanci i viktimave të shembjes së urës në Genova të Italisë është konfirmuar në 38. 

E megjithatë, ky numër pritet të rritet pasi kërkimet në rrrënoja vazhdojnë akoma.

Prokurori i Genova-s, Francesco Cozzi, u ka thënë mediave vendase se dyshohet që nën rrënoja të gjenden edhe 10-20 njerëz.

Të shtunën, Italia e ka shpallur ditë zie kombëtare për viktimat e aksidentit të së hënës.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë prej 12 muajsh në rajonin e Ligurias, si kundërpërgjigje ndaj shembjes së një ure në Genova.

Ai tha gjithashtu se do të akordojë 5 milionë euro shtesë nga fondet qendrore, për t’ia dhuruar këtij rajoni.

Qeveria rajonale ka kërkuar veprime të menjëhershme pas shembjes së urës, ku mbetën të vdekur 39 persona, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Më shumë se 400 persona janë evakuuar nga zona, ndërsa 15 vetë po trajtohen në spital, 9 prej të cilëve në gjendje kritike.

Ende nuk është bërë i ditur shkaku i shembjes së urës, por debatet në vend janë ndezur në lidhje me kushtet e sigurisë së rrugëve, apo edhe urave të tjera në vend.