Numri i viktimave nga shembja e urës Morandi ka shkuar në 43.
Sipas autoritete italiane, një nga të plagosurit, Marian Rosca: një grua me origjinë rumune e lindur në vitin 1982 ka ndërruar jetë në spital.
Poliklinika “San Martino” ku ishte shtruar 36-vjeçarja, tha se ajo ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që pësoi.
Ndërkohë më herët u njoftua se u shënua viktima e 42, Mirko Vicini, 30 vjeç. Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë.
Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezutloi të ishte i fundit. Nëna e tij Paola prej 4 ditësh qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi, ndërkohë që sot fatkeqësisht mësoi lajmin e vdekjes së djalit të saj.
Ndërkohë gjatë natës se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje.
Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Dawna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.
Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.
Kujtojmë se si pasojë e kësaj tragjedie humbën jetën edhe 2 shtetas shqiptarë, Marjus Djerri 22 vjeç dhe Admir Bokrina 32 vjeç.