Një festë e organizuar në një lokal në Romë nga George Clooney është mbyllur në mënyrë tragjike.
Një prej pjesëmarrësve është gjetur i pajetë në tualetin e lokalit në festën e organizuar për fundin e xhirimeve të serialit “Catch-22”. Personi që ka ndërruar jetë është skenaristi italian Glauco Trasselli, 38 vjeç.
Koleget e Trasellit, vunë re mungesën e skenaristit dhe nisen ta kërkonin dhe pas më shumë se një ore punëtoret e lokalit e gjeten, por ishte tepër vonë.
Për momentin, hipotezat që hidhen janë atak kardiak ose helmim nga ushqimi, por arsyen pritet ta japë autopsia.
Trasselli njihet për punën në filmat: “Avengers: Age of Ultron”, “The Rite”, “Ben-Hur” dhe “Jumper”.