MENU
klinika

Detajet

Gjermania hap hetim ndaj Arbër Çekajt, pistat e dyshimit

28.08.2018 - 13:53

Autoritetet gjermane kanë hapur një tjetër hetim ndaj Arber Çekajt, personit te dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit.

Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare, ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018.

Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda, por zyrtarët e saj e kishin të pamundur të jepnin shpjegime nëse biznesmeni, po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës, apo edhe raste të tjera.

Kjo për faktin se nuk janë vënë në dijeni të asnjë të dhëne të grumbulluar nga homologët gjermanë, thonë burimet për News 24.

E ndërsa për Cekajn, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri, të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ‘Arbri garden’, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

Përgatiti M.H