Holanda është shndërruar në eksportuesin e dytë më të madh ushqimor, duke reduktuar përdorimin e ujit me 90 për qind, dhe duke zhdukur përdorimin e pesticideve.
Holandezët përdorin teknologjinë dhe shkencën për të zgjeruar kufijtë e bujqësisë.
Dronët përdoren për të monitoruar fushat e qepëve dhe patateve, për të mundësuar prodhimin e më shumë se dyfishit të mesatares globale.
Hapësira gjigante të vendit janë të mbuluara nga serrat prej xhami, që prodhojnë sasi të mëdha frutash dhe perimesh.
Holanda tanimë eksporton më shumë domate, speca dhe tranguj më shumë se çdo vend tjetër.
Historia e këtij suksesi holandez është mbresëlënëse pasi vendi është i vogël dhe me popullsi të dendur, me 1300 njerëz për milje katrorë.
SHBA-ja, eksportuesja e parë në botë për ushqime, është 270 herë më e madhe.
Më shumë se 140 vende kanë përshtatur metoda të krijuara nga fermerët holandezë, duke përfshirë Kinën, Indinë, Meksikën, Brazilin, Ganën dhe Etiopinë.
Deri në vitin 2050, planeti do të përbëhet nga 10 miliard njerëz dhe do të nevojitet më shumë ushqim në 40 vitet në vijim sesa është dashur në të gjithë historinë e të korrave.
Dieta globale
Tani për tani, personi mesatar konsumon afërsisht 3,000 kalori në ditë – me pjesën më të madhe që vjen nga drithërat të tilla si gruri, misri ose orizi. Megjithatë, sasia e ushqimit të konsumuar nga çdo person po rritet në të gjithë botën.
Midis 2015 dhe 2030, vlerësohet se në baza globale, çdo person do të konsumojë një shtesë prej 110 kalorish në ditë.