MENU
klinika

E zbuluam!

Kë kopjoi Lori me veshjen në dasmën e Sarës?

17.08.2018 - 16:21

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liço rrëmbeu gjithë vëmendjen mediatike.

Por një protagoniste tjetër që mori kaq shumë vëmendje sa çifti ishte edhe Lori Hoxha.

Epo nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi kur pamë veshjen e saj, kurioziteti se sa i kishte kushtuar ishte me të vërtetë i madh.

Kostumi Dolce& Gabbana i Lorit në dasmë kishte kushtuar plot 2950 euro.

Por jo vetëm kaq, zbuluam dhe se nga u frymëzua Lori për këtë zgjedhje.

U habitëm fillimisht kur pamë se ajo kishte zgjedhur një kostum si një prej veshjeve, por  që gjithsesi i shkonte, pra  si i erdhi kjo ide Lorit?

Tani i dimë të gjitha.

Para disa muajsh, një kostum identik si ai i Lorit është veshur nga aktorja e famshme Monica Bellucci.

Me shumë mundësi Lori është frymëzuar nga ikona e bukurisë italiane.

E megjithatë duhet thënë se edhe Lorit i rrinte shumë bukur.

Kujtojmë se dasma e Sarës dhe Ledionit u zhvillua në liqenin Como në Itali, ku morën pjesë shumë nga vipat shqiptarë.

Që në shpërndarjen e ftesave, të ftuarve iu kërkua të mos postonin asgjë në rrjetet sociale. Të njëjtën gjë përsëriti dhe Eno Popi para se të niste ceremonia. Ky rregull u thye nga grimieri, i cili postoi dy prej fustaneve në Instagram.