MENU
klinika

Një superfuqi risish

Kina ndërton 8 aeroporte të reja çdo vit

31.08.2018 - 12:00

Kina do të bëhet tregu më i madh i aviacionit në botë deri më 2022, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, si një vend me një klasë të mesme në zgjerim dhe me mbështetje të qeverisë lidhur me kërkesën për karburant në sektorin e fluturimeve dhe ndërtimin e aeroporteve.

Të pesë grafikët më poshtë tregojnë se si po rritet kërkesa. Grafiku i parë ilustron parashikimin e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror që Kina do të shtojë 921 milion pasagjerë të rinj deri në vitin 2036, duke e çuar numrin e pasagjerëve totalë në 1.5 miliard. Kjo krahasohet me 1.1 miliard në SHBA.

Për të përballuar rritjen e pasagjerëve, ekonomia e dytë më e madhe në botë ka në plan të ndërtojë 74 aeroporte të reja civile deri në vitin 2020, duke e çuar gjithsej në 260 të tilla nga 175 në vitin 2010, dhe arrin në më shumë se tetë aeroporte të reja në vit. Të dhënat për aeroportet e reja u zbuluan në Planin e 13-të Pesëvjeçar të Zhvillimit të Aviacionit Civil, publikuar nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës.

Zhvillimi nënvizon se ndryshimet në përbërjen e popullsisë së Kinës do të jenë në valëzim rreth globit. Prosperiteti ekonomik i vendit ka sjellë rritje të të ardhurave për pjesën më të madhe të popullsisë së saj, duke forcuar klasën e mesme. Tridhjetë e pesë për qind e popullsisë parashikohet të jetë në pjesën e sipërme të klasës së mesme ose më lart deri në vitin 2030, nga 10% në 2015.

Disa nga rajonet më të largëta, duke përfshirë Mongolinë e brendshme, Guizhou, Xinjiang, Sichuan dhe Heilongjiang, kanë parë pesë ose më shumë aeroporte të ndërtuara gjatë dekadës së fundit, sipas hulumtimit nga DBS Group.

Rritja ka qenë në të dy llojet e linjave, vendore dhe ndërkombëtare dhe, siç tregon ky grafik, ka hapësirë për zgjerim më të madh:

Kjo do të thotë që tri linjat ajrore më të mëdha kombëtare: Air China, China Southern Airlines dhe China Eastern Airlines do të bëhen lojtarë më të mëdhenj ndërkombëtarë, duke sfiduar linjat ajrore amerikane, Delta dhe United dhe duke konkurruar për numrin e pasagjerëve.

Kjo tabelë tregon linjat ajrore më të mëdha të matura nga të ardhurat nga kilometrat e pasagjerëve, RPK, një matës i vëllimit të pasagjerëve.

Këto ndikime nuk do të ndihen vetëm në Kinë, me rritjen e konkurrencës ajrore, do të shohim edhe ulje në nivelin e çmimeve.

Përgatiti: M.G

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fluturimi 1929: Gjirokastër-Tiranë

A do rijetëzohet aeroporti i parë shqiptar?