MENU
klinika

Emrat

Kishin ardhur me pushime, vriten në oborrin e shtëpisë prindërit dhe 13-vjeçarja

27.08.2018 - 11:48

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të natës në rrethana ende misterioze, ku tre anetarë të një familjeje janë vrarë në rrethana misterioze.

Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe, ndërsa familja kishte ardhur nga Italia për pushime.

Tre anëtaret e familjes, babai, nëna ( personat që shihni në foton, postuar nga portali ‘Pacensurë’ ) dhe vajza janë gjetur të vrare ne oborrin e banesës.

Familja banonte në qendër të qytetit.

Alsat M bën me dije se persona të pa identifikuar deri më tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.

Motivet deri më tani ende nuk dihen.

Ndërkohe qe policia është duke hetuar për ngjarjen.

Trupat e viktimave janë dërguar në morgun e spitalit rajonal.

Përgatiti M.H

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA

“SPAK do të shpëtojë Shqipërinë nga të korruptuarit”

Ngjela për arrestimin e Metës: Hetimi ka ende sekrete!