Automobilistika miqësore me mjedisin shpesh lidhet me automjetet elektrike ose hibride, apo me efikasitet të përmirësuar të karburantit.
Një grup studentësh po sfidojnë idenë se nuk janë vetëm treguesit e përdorimit të karburantit të makinave që kanë rëndësi, por përmbajtja e tij.
Kërkimi për efikasitet më të madh të karburantit ka bërë që prodhuesit e makinave të bëjnë makina prej alumini dhe fibrash karboni, si një alternativë më e lehtë ndaj çelikut.
Por këto materiale kërkojnë rreth pesë herë më shumë energji për t’u bërë. Kjo do të thotë që energjia e kursyer gjatë fazës së ngarjes është duke u shpenzuar gjatë fazës së prodhimit.
Ky rebus ka çuar në krijimin e Lina-s, makinës së parë që do të ndërtohet nga fibra natyrale; si liri dhe panxhari i sheqerit.
Fuqia e studentit
Lina është ideja e një grupi studentësh nga Eindhoven University of Technology në Holandë.
Shasia, skeleti dhe brendësia e makinës janë krijuar nga një rrëshirë që e ka preardhjen nga liri – një bimë që mund të rritet në çdo klimë të moderuar – dhe e kombinuar me një bioplastikë të bërë tërësisht nga panxhari i sheqerit.
Materiali që rezulton ka një raport peshë-forcë që është i ngjashëm me tekstilin me fije qelqi. Vetëm rrotat dhe sistemet e frenimit nuk janë bërë ende nga materiale biogjike.
Ky material i posaçëm do të thotë se makina peshon vetëm 310 kg (gati 60 përqind më pak se një makinë e vogël me 2 dyer), duke e bërë motorin elektrik shumë më efikas. Mundësuar nga paketat modulare të baterive, Lina mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 80 km në orë.
Automjeti është certifikuar si i përshtatshëm për në rrugë nga Autoriteti i Automjeteve të Holandës, por ende duhet të jetë test i përplasjes për të përcaktuar se sa mirë materiali prej rrëshire do t’i rezistojë goditjes.
Prodhuesit e tjerë janë gjithashtu duke eksperimentuar me materiale të ndryshme për të bërë makina.
Në Japoni, shkencëtarët po bëjnë kërkime për pulpën e drurit, ndërsa Ford ka njoftuar një projekt për të bërë bambunë pjesë të makinave të saj.
Shumë shpejt do t’u themi lamtumirë motorëve metalikë!
Burimi: World Economic Forum
Përgatiti: M.G