MENU
klinika

Samiti i Durrësit

Korrigjimi i kufijve dhe emigrantët/ Flet Rama dhe Hahn

27.08.2018 - 13:34

Pas samitit informal në Durrës për debatet në lidhje me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama dhe komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn janë pyetur nga gazetarët për ështjen në fjalë.

KomisioneriHahn tha se nuk do të pranohet asnjë vend në BE nëse ka probleme dhe se cdo lloj marëveshje nuk duhet të rrezikoje stabilitetin e rajonit.

Nuk mund të flas në këtë moment, pasi çështja është ende në diskutim, do të ketë dhe takim tjetër në Bruksel, ku do të shihet më qartë kjo çështje. Nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe. Për ne ka rëndësi stabiliteti i rajonit. Çdo lloj marrëveshje dy palëshe nuk duhet të rrezikoje stabilitetin e rajonit, cilido që të jetë objektivi përfundimtar“- tha Hahn.

Ndërkohë Rama refuzoi që të japë një përgjigje të tijën, por tha se është dakord me ato që tha Hahn.

Kryeministri Edi Rama komenton marrjen e 20 emigrantëve nga Italia.

E kemi bërë sepse nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje turpi ku njerëz që janë larguar nga ferri u kthyen në të burgosur të impotencës politike apo europiane po të doni. Në pozitën e dikutj që rri e shikon dhe thotë po bëj timen, ne bëmë atë që mundëm. Ishte rasti dhe është rasti për të kujtuar se Ballkani në krizë e 2015 ka bërë atë që duhej ta kishte bërë gjithë Europa. Ishte gjest krejt i natyrshëm.

Dje Italia nuk na la në mes të detit. Është në botën mediatike që të gjejmë burime të fshehta“, tha ai.

Përgatiti M.H