Jepja këtë copë teksti nji 15 vjeçari që frekuenton xhamitë çdo xhuma, dhe e sheh se çfarë etnomazokizmi ka me shfaq kur e kupton që shqiptarët në kohën e sulltan Bajazitit (1492) ishin “eshab-i ahdud” (kundërshtarë të mësimeve të Muhametit):
“…jobesimtarët kishin ngritur kulla në vendet e thepisura dhe në majat e maleve dhe që aty përgjonin. Rrugët e tyre ishin aq të pakalueshme sa edhe sorrat nuk fluturojnë mbi to; bile edhe djalli me shkop nuk mund të ecë mbi to. Disa thonë se ai popull është nga kundërshtarët e profetit Muhamed, dhe se janë tradhtarë të mbretërve të vet. Ata flasin një gjuhë dhe nuk japin haraç. Ata qëndronin në vendet e pakalueshme dhe nga kullat përgjonin shtigjet. Ata luftuan shumë. Trimat më të guximshëm të ushtrisë islame pa marrë parasysh as gurët që binin si një fatkeqësi nga qielli, as ushtat me gjuhë gjarpëri, as edhe shigjetat e hekurta të helmatisura që ata i hidhnin me anë të harqeve prej druri, por si këmbësorë, duke u mbrojtur me mburojat, u kacavjerrën në malet dhe sulmuan. Armiqtë e fesë i vranë, i shkuan në shpatë. Gratë dhe fëmijët e tyre i bënë robër, ndërsa fshatrave dhe të mbjellave u vunë zjarrin…”
(Kronikat Anonime Osmane)
Dy janë reagimet e mundshme masi ky 15 vjeçar imagjinar ka me e lexue këtë tekst:
Ka me e projektu nji urrejtje në kohë-hapsinë ndaj të parëve tanë, ku “ushtria islame” me hak zhbiu me zjarr e hekur sojin e të “pafeve”.
Historia për të ka nji ndamje tejet simpliciste. Nuk ka as “para dhe pas lindjes së krishtit”, nuk ka as vjetërsi e mesjetë, por ndamje në dy kohë: kohën e xhahiletit (para-islamizmit) dhe kohën e dinit…