MENU
klinika

Rinis 'lufta' politike

Kryemadhi ‘kërcënon’ Ramën: Do ta shikosh në shtator

25.08.2018 - 08:53

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në natën përmbyllëse të kampit veror të LRI paralajmëroi se në shtator do të ketë ngjarje politike për shkak të situatës së keqe që ka krijuar qeveria.

Në fjalën e saj ajo tha se kjo qeveri meriton vetëm përçmim.

Shtatori do të jetë një muaj i cili do të sjellë ngjarja në politikën shqiptare. Do të sjellë ngjarje për shkak të kësaj situate jashtëzakonisht të keqe, nuk po them të poshtër sepse është akoma dhe më e poshtër seç mund të thotë fjalori shqiptar. Një qeveri e cila, nxjen kënaqësi kur varfëron popullin e saj, ndjen kënaqësi kur terrorizon bizneset e vendit të saj. Një qeveri që ndjen kënaqësi kur mashtron popullin e saj. Përveç kënaqësisë ndihet krenare që poshtëron qyetarët e saj. Një qeveri që poshtëron, fyen dhe cënon të ardhmen e vendit është një qeveri që nuk meriton grushtin, por meriton përçmimin dhe veprimin më të fundit që mund të bëhet për të poshtëruar një ionstitucion që shtyp popullin e tij‘-u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi tha gjithashtu se një shteti që ngre dorë mbi fëmijët tanë do t’i përgjigjemi jo me dhunë, por me forcën e zemrës. Duke iu drejtuar të rinjve, ajo deklaroi se do të hynë në histori si brezi që do të përmbysin e diktaturës së krimit dhe drogës.

‘Kur shteti ngre dorë mbi fëmijët e shqiptarëve ai nuk është shteti ynë, nuk është përfaqësuesi ynë. Ai është armiku i të ardhmes së shqiptarëve dhe këtij armik ne do ti përgjigjemi jo me dhunë, por me fjalë, veprime, forcë dhe zemrën e të riut shqiptar. Këtij regjimi, i cili kërkon të instalohet në Shqipëri nëpërmjet parave të drogës, blerjes, intimidimit, dhunës dhe presionit, këtij regjimi që kërkon të tjetërsojë pronat e shqiptarëve në pasuri të trafikantëve të drogës, ka vetëm një mundësi dhe kjo mundësi është e juaja. Në këto 100 vjet pas përmbysjes së diktaturës komuniste ju jeni brezi që do të hyni në histori për përmbysjen e diktaturës së drogës dhe krimit. Përmbysja e kësaj diktature nuk do vijë as nga dhuna dhe as nga forca, por do të vijë nga forca e zemrës tuaj’
-tha ajo.

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë

Komisionin Rregullator s’e bind drafti “Celibashi”

Rregullat e votës së diasporës/ 5 posta ofrojnë shërbim ndërkombëtar

“Gjykata ka hyrë në një territor që s’i takon”

Peleshi: Dënimi i deputetëve është i drejtë, por…

Një shaka e neveritshme mund t’i kushtojë shtrenjtë Trumpit

“Surpriza e tetorit” mund të përmbysë zgjedhjet në SHBA