30.08.2018 - 08:48
Kuvendi ka publikuar datën për nisjen e sesionet të ri parlamentar në faqen zyrtare.
Në faqen e Kuvendit bëhet me dije se seanca e parë për sesionin e tretë të punimeve të Kuvendit do të zhvillohet më 3 shtator.
“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës dhe në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka nxjerrë urdhrin nr. 28, datë 29. 8. 2018,
“Për mbledhjen e sesionit të tretë të punimeve të Kuvendit në seancën plenare të datës 3 shtator 2018”, me anë të cilit njofton deputetët dhe publikun për fillimin e sesionit të vjeshtës së punimeve të Kuvendit”– thuhet në njoftim.
Përgatiti M.H