MENU
klinika

'Lufta' për gazin

Marrëveshja e Kaspikut

29.08.2018 - 16:03

Nga Albert Çaçi

Javën e shkuar në qytetin e Aktau, në Kazakistan u nënshkrua marrëveshja për detin Kaspik duke i dhënë fund një mosmarrëveshje që zgjaste prej 20 vitesh midis shteteve që u përket. Marrëveshja ka një rëndësi të vecantë ne shumë fusha që nga ajo ushtarake dhe deri tek ndarja e pasurive natyrore të një nga deteve më të pasura në botë.

Bëhet fjale jo vetem për burimet jetike por mbi të gjitha për një pasuri gjigande energjetike të vlerësuar në reth 50 miliard fuci nafte dhe 282 mijë miliard metër kub gaz.

Kaspiku është një basen me ujë të kripur me sip 371 000 km katrore , me nje thellësi max 1025 m dhe një gjatesi 1200 km dhe gjërësi 310 km.Baseni ka një volum uji prej 78 200 km kub ujë dhe ndodhet 28 metra nën nivelin e detit. Brigjet e tij ndahen midis 5 shteteve Rusisë, Iranit, Turkmenistanit, Kazakistani dhe Azerbaxhanit.

Kjo marrëveshje ndryshon radikalisht kuadrin rajonal , dhe lejon që vëndet të kooperojne për shfrytëzimin e rezervave e këtij deti te vecante.

Pikërisht për definicionin e tij beteja ka qënë shumë e artikuluar sepse nyja e pakalushme ka qene statusi i këtij baseni ku u vendos që të konsiderohet një det me status juridik special pasi shume e kane konsideruar liqen nisur nga fakti që është një basen i mbyllur.

Pikëpamja juridike ka qënë nyja që ka bllokur per dekada dhe këtu nuk është thjesht debat per definicionin gjeografik por në loje janë qindra miliardë dollarë pasuri.

Nëse do të definohej liqen, sipas të drejtës ndërkombëtare të drejtat e shfrytëzimit ndahen në mënyre të barabarte midis vendeve dhe çdo vëndi i takonte 20% e rezervave te basenit. Tashme që në marrëveshje u definua si det me status special atëhere e drejta e shfrytëzimirt parcaktohet në bazë të kuotës se bregut që ka secili shtet bregdetar. Çdo vënd do të ketë 15 milje ujëra territoriale dhe kësaj do ti shtohet 10 milje e drejtë për peshkim. Zona ekonomike ku futet dhe e drejta e shfrytëzimeve energjetike do të ndahet sipas Konventës së Detit te OKB të 1982.

Ai që e ka kundërshtur fort dhe e ka mbajtur te bllokuar për 20 vjet ka qënë Irani pasi definicioni det i jep atij pjesën më të vogël pasi ka vetëm 13% të vijes bregdetare. Irani e kundershtonte në një konteks histotik.

Përpara rënies së BRSS deti Kaspik i takonte vetëm 2 shteteve BRSS dhe Iranit kurse tashmë janë 5 shtete.

Sipas Iranit në Traktatin e miqësise russo- persiane të vitit 1921 si dhe në Traktatin e Tregëtise dhe Lundrimit të vitin 1940 ishte rënë dakort për shfrytëzimine barabarte të siperfaqes ujore dhe Irani kërkonte që kjo të merrej në konsideratë. Por kur mbas 1990 u bëne 5 shtete dhe natyrisht nuk mund të konsideronin Traktatet e mëparshme atëhere Irani u pozicionua në variantin që duhet të konsiderohet me statusin e liqenit pasi ai mund të merrte 1/5 .

Rusia në fakt duke parë kundërshimin e Iranit që nuk lëvizte nga pozicioni i tij, në vitin 2003 lëvizi duke arritur të bëjë një marrëveshje me Kazakistanin dhe Azerbaxhianin për të ndare pjesën veriore të detit që përbënte rreth 60% të sipërfaqes.

Problemi qëndronte që Azerbaxhiani, Turkmenistani dhe Irani nuk binin dakort midis tyre për pjesën jugore dhe kështu nuk mbyllej një marrëveshje totale për Kaspikun. Këtu Putin duke shfrytëzuar situatën e vështirë që ka Irani nga konflikti i ashpër me SHBA dhe Izraelin, arriti ti marre Rohanit miratimin për këtë marrëveshje që nga çdo pikëpamje favorizon Rusinë. Irani arriti të kuptoje që nuk mund të vazhdonte të konfrontohesh në veri pasi konflikti me SHBA dhe Israelin dhe me Petromonarkite e Gjirit Persik po merr përmasat e nje konflikti deri të armatosur. Kështu që vendosi të mbyllë njëhere e mire konfliktin ne veri në mënyre që ti detikohet konfliktit primar dhe shume te rrezikshëm që është në prag.

Marrëveshja ka disa pika që i japin nje avantazh stategjik rajonal Russise sidomos në anën ushtarake dhe atë ekonomike

Rusia nga ky det goditi ne 2015 me raketa Kalibër në Siri, mbi 1500 km me konsensusin e Iranin dhe Irakut që e lejuan në territorin e tyre pasi nuk mund te godiste nga krahu tjetër nga Deti i Zi ku Turqia nuk ja mundësonte.Kjo e lejojë Rusinë edhe të shmangte detyrimet nga marrëveshja INF Treaty me SHBA për raketat me rreze të mesme veprimi pasi kjo marreveshje konsideronte goditjet nga toka dhe përjashtonte goditjet nga anijet luftarake.

Kështu që ky det u kthye për Rusinë në një avantpost goditje për gjithë Lindjen e Mesme

Në fakt ky det ishte bërë një objektiv i NATO-s që synonte të krijonte një bazë ushtarake në Kazakistan për të bërë furnizimin e trupave në Afganistan nëpërmjet korridorit Kazakistan-Usbekistan duke shmangur kalimin nga Pakistani që është bërë aktualisht shume i komplikuar për SHBA.

Rusia arriti ti imponojë në këtë marrëveshje që asnjë shtet që nuk ka kufi bregdetar me Kaspikun nuk mund të ketë flotë detare dhe ndalohet krijimi i bazave të huaja duke garantuar kështu gati një sovranitet ushtarak mbi Kaspikun pasi shtetet e tjera janë shume inferiore në planin ushatako-detar dhe flotat e tyre janë pothuajse inegzistente.

Problemi më kardinal që zgjidhi marrëveshja ishte për ndarjen e të drejtes së shfrytezimit të pasurive energjetike në zonat e tyre ekonomike. Në radhë të parë ai zgjidhi statusin e vëndburimit offshore të Shah Denitz që do të furnizoje me gaz gazjesllin TAP pasi deri tani Rusia mund ta bllokonte në çdo moment të drejten e Azerbaxhianit sa kohë që nuk ishte zgjidhur statusi juridik. Dhe se dyti tashme mund të nisë ndërtimi i gazsjellsit Trans-Caspian- Pipeline që parashikon ndërtimin e një gazsjellësi që nga vëndburimi gjigant i gazit Turkmenbasy në Turkmenistan të arrijë në Baku të Azerbaxhianit për të sjellë gazin në tregun europian.

Në fakt Turkmenistani është prodhuesi i dytë i gazit natyror në botë mbas Rusisë dhe nëpërmjet gazsjellsit CACGP furnizon Kinën me 55 miliard m kub gaz në vit.

Tashmë ky gazjelles i ri do ti japë mundësi të futet edhe në tregun e pasur evriopian, pasi ky gazsjellës do të mbështetet dhe do të financohet nga kompanitë amerikane dhe evropiane.

Por ky gazsjellës nuk shikohet me sy të mirë nga Rusia dhe Irani pasi një prodhues i nivelit botëror me sponsorizimin perëndimor futen në lojë duke i konkuruar. Për këtë si Rusia ashtu edhe Irani këmbëngulen shumë dhe ja arritën që në pikën 14 të marrëveshjes të vendosin një klauzolë që çdo shtet ka të drejten e vetos për gazsjellësat kur ata krijojnë probleme ambientale. Praktikisht ky ështe një mjet për ta përdorur në rast të konflikteve të mundshme në të ardhem.

Sidoqoftë kjo marrëveshje është një arritje e madhe për stabilitetin dhe paqen në rajon. Rajoni i Kaspikut ndodhet në një zone me komplikacione të mëdha gjeopolitike pasi prani tij ka shumë konflikte, si ai i Nagorni Karabakut, ai gjeorgjian dhe kaukazian dhe të shume konflikteve potencialë ne Azine Qëndrore.

Kjo marrëveshje mund ti japë rrugë një bashkëpunimi për shfrytëzimin e pasurive natyrore të këtij deti mjaft te pasur duke ulur tensionet dhe garantuar paqen.