MENU
klinika

Habia

Mashtrime me këngëtarin : 3 këngë s’janë të Michael Jackson

28.08.2018 - 13:05

Prej disa vitesh adhuruesit e Jackson janë të bindur se tre nga këngët e albumit të vitit 2010, një përmbledhje pjesësh të papublikuara më parë nga arkivi i këngëtarit, në të vërtetë nuk janë kënduar prej tij.

Me sa duket, nga shënimet e lëna nga Jackson, në 30 këngët e papërfunduara për të cilat artisti po punonte para vdekje nuk gjenden tre tituj: “Breaking News”, “Keep Your Head Up” dhe bashkëpunimi me 50 Cent “Monster”.

Në 2011 Tmz publikoi rrëfimin e Jason Malachi, që pranonte se i kish kënduar në vënd të këngëtarit të famshëm.

Në 2014 Vera Serova, një adhuruese e thekur e Jackson, e hodhi në gjyq shtëpinë diskografike Sony dhe producentët e këngëve për mashtrim.

Këtë javë, shumë gazeta kanë publikuar lajmin ku, sipas dokumenteve të gjykatës, Sony e ka pranuar përgjegjësinë për mashtrimin.

Në të vërtetë ende nuk dihet deri në ç’pikë përgjegjësia e mashtrimit do të bjerë mbi logon e njohur muzikore: «Ende nuk kemi marrë një vendim për këtë çështje, u shpreh për Vulture një zëdhënës i Sony-t. Lajmet e qarkulluara ditët e fundit, sipas tyre nuk njanë të vërteta:

Sony kurrë s’ka pranuar se është përgjegjëse për sa ka ndodhur , madje ka pohuar se I ka publikuar këngët në mirëbesim, duke ndjekur sugjerimet e producentëve.

Vendimi mbi fajësinë e Shtëpisë Diskografike do të publikohet brenda 90 ditëve: në çdo rast, tanimë s’ka pikë dyshimi se tre këngët s’janë kënduar kurrë nga Jackson.