Mbi 500 thirrje telefonike në ditë janë regjistruar vetëm gjatë muajit Gusht në Qendrën Kombëtare të Urgjencës.
Temperaturat e larta që përshinë vendin tonë si dhe rritja e numrit të turistëve, ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmën e urgjencës.
“Përditë është ngritur helikopteri, janë rreth 430 thirrje në dite, nga 100 që ka qenë më parë, i bie katërfishim . Mosha më e prekur janë moshat e thyera dhe fëmijët”.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencësbthotë për ‘Klan’ se ndryshe nga një vit më parë, fluksi i lartë i turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë, ka shtuar edhe numrin e aksidenteve rrugore dhe atyre ujore.
“Ka pasur shumë aksidente ujore dhe automobilistike, traumat në ujë dhe zonat e panjohura nga turistët, 7 janë dëmtuar që në vendngjarje.
Probleme shëndetësore neurologjike, kardiake dhe traumatike janë ato me të cilat janë përballur më së shumti ekipet, dhe 8 autombulanca në kryeqytet dhe 17 të tjera përgjatë vijës bregdetare”.
Mjekët këshillojnë të tregohet kujdes në zonat bregdetare të panjohura si dhe të evitojnë daljet në pikun e vapës.