“Mafia shqiptare bën pjesë në mesin e pesë organizatave më të fuqishme dhe më të rrezikshme mafioze në botë”.
Kështu shkruan gazeta beogradase, “Blic”.
Vendin e parë, si organizata mafioze më e rrezikshme në botë, sipas medias serbe, vazhdon të mbajë një kartel meksikan i drogës.
Pas tyre, renditen mafiozët italianë.
Në vendin e tretë, shkruan “Blic”, janë kriminelët rusë, të ndjekur nga gangsterët amerikanë.
Bandat e rrugëve, sidomos ato latine, që u ndihmojnë karteleve meksikane, zënë vendin e katërt.
Vendin e pestë e mban mafia shqiptare, sipas “Blic”-it.
Mafiozët shqiptarë thuhet se operojnë në mbarë botën, duke bashkëpunuar me të gjitha organizatat që shesin drogë.
Media serbe thotë se mafia shqiptare është aktive veçanërisht në Evropë, por me prani të theksuar edhe në Amerikën Veriore e Jugore, dhe në Kinë, raporton Express.