Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka thyer sërish protokollin mbretëror teksa është fotografuar së bashku me bashkëshortin e saj Princin Harry në Teatrin e Pallatit Victoria në Londër.
Çifti mori pjesë në një festë të organizuar në teatër nga një organizatë jofitimprurëse e mbështetur nga Princi Harry, ndërsa Dukesha kishte zgjedhur një veshje duke mos marrë parasysh protokollin mbretëror, një “fustan”, i cili i zbulonte këmbët mbi pjesën e gjurit.
Ky organizim kishte si synim mbledhjen e fondeve për një shoqatë bamirëse që Duka i Sussex ka mbështetur për më shumë se dhjetë vjet për të ndihmuar fëmijët e prekur nga HIV.
Ky ishte angazhimi i parë i çiftit që pas pushimeve të tyre verore.
Kjo nuk është hera e parë që Meghan Markle thyen protokollin mbretëror. Ajo e ka bërë këtë gjë disa herë. Madje para se të organizohej ceremonia e martesës, ajo u shfaq pa recipeta dhe me një fustan pa rripa. Veshje kategorikisht e ndaluar në protokollin mbretëror.