Se kafshët ndjejnë thellë shoqërimin, kujdesin por edhe dashurinë që njerëzit japin për to, këtë e kemi ditur, por që ato të ndjejnë mungesë, e madje edhe tronditje të madhe deri në mërzi për ndarjen nga jeta të pronarit të tyre, kjo është shumë befasuese, së paku për njerëzit që nuk i njohin ato.
Një rast i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë, 26 kilometra në veri të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.
Që nga e mërkura kur ka ndërruar jetë Asllan Quni Kuqani, qeni i tij është duke e pritur te dera që ai të kthehet.
Për as edhe një moment, ai nuk është larguar nga dera e punëtorisë ku kishte punuar i ndjeri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Për më keq, qeni i quajtur “Cuki” është tronditur aq shumë nga mungesa e pronarit, i cili është kujdesur për të plotë 13 vjet, sa tani e katër ditë, ai as nuk po ha e as nuk po pi.
Se çfarë thonë fqinjët por edhe njohësit e marrëdhënies dhe sjelljes së kafshëve, shikoni VIDEO-në në vazhdim.