MENU
klinika

Për t'u marrë shembull

Ministri norvegjez jep dorëheqjen, arsyeja do ju habisë

31.08.2018 - 20:44

Ministri i Transporteve të Norvegjisë, Ketil Solvik-Olsen, ka deklaruar dorëheqjen nga posti aktual,  dhe arsyeja është fakti se do t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe se do të lejojë gruan e tij të vazhdojë karrierën në fushën e mjekësisë.

“Ishte e mrekullueshme të isha ministër i Norvegjisë dhe mund të vazhdoja të isha gjatë gjithë jetës sime por ka ardhur kohë që ime shoqe të vazhdojë karrierën e saj. Kjo është një marrëveshje që kemi bërë kohë më parë”, ka thënë ai.

Gruaja e ish-ministrit ka fituar një kontratë një-vjeçare për të punuar në spitalin e fëmijëve në SHBA.

Ky vendim i Ketil Solvik-Olsen ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale ku shumica e komentuesve e kanë pritur pozitivisht, duke e quajtur këtë një veprim i cili respekton barazinë gjinore.

Ketil Solvik-Olsen ka shërbyer në këtë post që prej vitit 2013, kohë kur partia e tij ka ardhur në pushtet.

Përgatiti M.H