MENU
klinika

Mundësi për të rinjtë

Ministria e Jashtme shpall praktikën 3 mujore të punës

24.08.2018 - 14:01

Në vijim të traditës së krijuar tashmë prej disa vitesh dhe në kuadër të programit që Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur për përthithjen e të rinjve të diplomuar brenda dhe jashtë vendit ka shpallur  sërish praktikën 3 mujore të punës në MEPJ për periudhën 3 shtator deri më 30 nëntor 2018.

Ky proces ndihmon të rinjtë të njohin më nga afër veprimtarinë dhe mekanizmat e institucionit dhe të përfitojnë një përvojë të vlefshme.

Kjo praktikë i jep më shumë mundësi të rinjve dhe të rejave që kanë përfunduar studimet bachelor/master në fusha si shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca ekonomike, jurisprudencë të bëhen pjesë e kësaj eksperiencë.

Në vitet e fundit, rreth 310 të rinj dhe të reja kanë qenë pjesë e kësaj experience, disa prej të cilëve tashmë janë bërë pjesë e shërbimit të jashtëm përmes procedurave të konkursit.

Në këtë kontekst, të rinjtë dhe të rejat e interesuar duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre për praktikën e punës në adresën [email protected] deri më datë 27 gusht 2018.

Formularët e aplikimit i gjeni në linkun: http://punetejashtme.gov.al/shpallet-programi-i-praktikes-ne-ministrine-per-evropen-dhe-punet-e-jashtme-per-te-rinj-qe-studiojne-jashte-vendit/

Përgatiti M.H