MENU
klinika

Ku do i shohim këtë sezon?

Ndryshimi i motrave Vjollca ndër vite

30.08.2018 - 11:07

Tashmë ato janë kthyer në moderatoret më të dashura dhe pa më të voglin dyshim, dy nga motrat më të bukura në Shqipëri. Megjithatë, në fillimet e karrierës së tyre, Marina dhe Luana Vjollca dukeshin shumë ndryshe nga ato që janë sot.

Me kalimin e viteve, prezantueset e njohura kanë ndryshuar rrënjësisht, jo vetëm në mënyrën se si vishen e grimohen, por edhe detaje të tjera që e kanë përmirësuar dukshëm pamjen e tyre.

Për ta dëshmuar këtë, Marina Vjollca u shfaq mbrëmjen e së mërkurës në “Top Talent” në Top Channel në një regjistrim të vjetër përkrah Ed Manushit, me të cilin për vite me radhë drejtoi emisionin sportiv “Procesi Sportiv”, ku pati një përmirësim të ndjeshëm.

Sidoqoftë, edhe vite më parë, dy bukuroshet e ekranit nuk dukeshin aspak keq, por përmirësimi është i dukshëm.

Por ku do t’i shohim këtë sezon dy motrat Vjollca?

Nëse Marina është larguar tashmë nga Top Channel, e kundërta ndodh me Luanën, e cila duket se do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij televizioni, madje pjesë e projekteve të reja dhe kjo është konfirmuar edhe më parë nga vetë moderatorja.

Ndërkohë, një ditë më parë, portalet shkruan se Luana do të drejtojë “Big Brother VIP”, një reality show i cili pritet të nisë së shpejtë në Top Channel.

Sa i përket Marinës, e cila sezonin e kaluar u bë pjesë e Tv Klan si moderatorë e spektaklit “C’est la vie”, ka shumë dyshime.

Në spotin e ri të këtij televizioni me programet e konfirmuara dhe të reja për këtë sezon mungonte “C’est la vie”, por edhe Marina. Vetë Marina, veç fotove nga pushimet, gjatë verës, nuk ka dhënë asnjë sinjal për një rikthim të mundshëm në punë, për ndonjë program apo projekt që mund të realizojë. Dhe tashmë për të mësuar më shumë, nuk na mbetet gjë tjetër përveçse të presim…