MENU
klinika

Detajet

Nis Samiti i kryeministrave në Durrës

27.08.2018 - 10:28

Ka nisur samiti informal një ditor mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” në Durrës.

Në takim po marrin pjesë edhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe në fokus të diskutimeve do të jetë rritja e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë mbi integrimin ekonomik të vendeve të rajonit dhe mbi projektin e nisur tashmë për krijimin e një zone ekonomike të rajonit.


Agjenda dhe temat e diskutimit

Disa nga temat e diskutimit do të jenë:

Një vizioni të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian;

Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale1;

Marrëveshja Roaming;

Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

 

PROGRAMI I TAKIMIT

09.40 – Ardhja e delegacioneve

09.50 – FOTO Familjare

10.00 – Fillimi i sesionit të Samitit

12.15 – Konferenca për Shtyp

*Kryeministri Rama + Komisioneri Hahn + Kryeministrat pjesëmarrës

– Fjalë Kryeministri Rama

– Fjalë Komisioneri Hahn

Përgatiti: M.H

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi i kryeministrave të Ballkanit

Integrimi/ Hahn në Durrës: S’ka barriera